Dy grupe të dashura rok bullgare nga breza të ndryshëm do të kënaqin fansat e tyre në Londër më 10 nëntor. Pas një sërë koncertesh në vendin tonë, grupi “Ostava” do të prezantojë albumin e fundit “Oksigjen” me një koncert në kryeqytetin britanik.
Muzikantët e presin me padurim koncertin e ardhshëm, sepse klubi në qendër të Londrës është legjendar për emrat e shumtë botërorë që prezantuan albumet e tyre të para atje edhe para se të arrinin famën. Por përpara këngëtarëve të grupit Svilen Noev, Georgi Georgiev, Bojan Petkov, Aleks Marburg dhe Daniell Petrov, në skenë do të shfaqet shpresa e re e indi rokut në vendin tonë - grupi INNERGLOW, të cilin djemtë nga “Ostava” e mbështetin prej kohësh.
Takimi me publikun jashtë vendit shkakton emocion të veçantë, thotë për BNR prijësi i grupit “Ostava” Svilen Noev:
"Ne e bëjmë atë që nga viti 2005 dhe është shumë bukur. Më parë ishte pak e vështirë sepse vendi ynë nuk ishte pjesë e Bashkimit Evropian. Tani është shumë më e lehtë për të gjithë të udhëtojnë. Por prapë të luash në Londër në një klub të madh është shumë emocionuese për ne.”
Përveç këngëve nga albumi i ri “Oksigjen”, djemtë e grupit “Ostava” do të luajnë këngë të tjera të cilët prej kohe u kthyen në hite.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: YouTube /Sabina Stefanova, Facebook/ OstavaDashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..