Në zgjedhjet vendore të 29 tetorit pritet që 44.8% e qytetarëve me të drejtë vote të dalin në votime. 2.5% e tyre ka gjasa të votojnë me “Unë nuk mbështes askënd”. Këtë e tregojnë të dhënat e një studimi të Gallup International Balkan të porositur nga Radio Kombëtare Bullgare. Studimi u krye midis 15 dhe 22 tetorit 2023 me 1008 persona duke përdorur metodën e tabletave ballë për ballë.
Pyetjes se për cilën nga partitë apo koalicionet e lidhura lokale do të votonin, 24,9% prej të anketuarve deklaruan se do të përkrahnin koalicionin rreth GERB-it, 16,8% - për PP-DB dhe në Sofje - " Shpëto Sofjen ","Vëzrazhdane" - 15.8%, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë /DPS/ - 12.7%, Partia Socialiste Bullgare /BSP/ - 9.5%, “Ka një popull të tillë” /ITN/ - 4%, "Levica" /”E majta”/ - 2.2%, dhe 12% do të votonin për formacione të tjera, ndër të cilat opsionet rreth "Ngritja Bullgare" dhe VMRO janë më të dukshme , 2.1% thonë se do të zgjedhin një kandidat të pavarur.
Për 44.8% të atyre që janë të gatshëm të votojnë në zgjedhjen për kryetar bashkie, më e rëndësishme është partia që propozon një kandidat të caktuar, por për 53.6% është më i rëndësishëm personaliteti i kandidatit. Është më mirë të ketë një kryetar të ri bashkie, mendojnë 54.8% e atyre që synojnë të votojnë. Më mirë të mbetet i njëjti kryetar bashkie - pranojnë 37.7%. Në fund të fundit, dëshira e përgjithshme për ndryshim mbizotëron.
Të pyetur nëse do të pranonin të votonin për pagesë, nxitje tjetër apo shtrëngim, 11,4% e atyre që synojnë të votojnë janë përgjigjur me “Po”, dhe 83,8% janë përgjigjur me “Jo”.“Kur kemi të bëjmë me diplomaci, duhet të merremi me faktet dhe të vërtetën zyrtare”, tha ministri i jashtëm Georg Georgiev në Kuvendin Popullor gjatë debateve të votës së mosbesimit ndaj qeverisë për shkak të dështimit të politikës së jashtme. Ai..
Të rinjtë bullgarë nuk janë një shoqëri apatike apo e radikalizuar, por megjithatë po bëhen gjithnjë e më të pasigurt për perspektivat e tyre në fusha të ndryshme të jetës – kjo duket qartë nga një studim mbi të rinjtë në vendin tonë, të cilin një grup..
Vazhdojnë protestat në Turqi pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit Protestat masive në Turqi nuk janë qetësuar që nga arrestimi i kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu më 19 mars. Gati 1900 persona u arrestuan për pjesëmarrje në..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, dhe Presidenti Rumen Radev u grindën në media rreth avionëve të rinj luftarakë F-16 të vendit tonë, i pari prej të..