Në zgjedhjet vendore të 29 tetorit pritet që 44.8% e qytetarëve me të drejtë vote të dalin në votime. 2.5% e tyre ka gjasa të votojnë me “Unë nuk mbështes askënd”. Këtë e tregojnë të dhënat e një studimi të Gallup International Balkan të porositur nga Radio Kombëtare Bullgare. Studimi u krye midis 15 dhe 22 tetorit 2023 me 1008 persona duke përdorur metodën e tabletave ballë për ballë.
Pyetjes se për cilën nga partitë apo koalicionet e lidhura lokale do të votonin, 24,9% prej të anketuarve deklaruan se do të përkrahnin koalicionin rreth GERB-it, 16,8% - për PP-DB dhe në Sofje - " Shpëto Sofjen ","Vëzrazhdane" - 15.8%, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë /DPS/ - 12.7%, Partia Socialiste Bullgare /BSP/ - 9.5%, “Ka një popull të tillë” /ITN/ - 4%, "Levica" /”E majta”/ - 2.2%, dhe 12% do të votonin për formacione të tjera, ndër të cilat opsionet rreth "Ngritja Bullgare" dhe VMRO janë më të dukshme , 2.1% thonë se do të zgjedhin një kandidat të pavarur.
Për 44.8% të atyre që janë të gatshëm të votojnë në zgjedhjen për kryetar bashkie, më e rëndësishme është partia që propozon një kandidat të caktuar, por për 53.6% është më i rëndësishëm personaliteti i kandidatit. Është më mirë të ketë një kryetar të ri bashkie, mendojnë 54.8% e atyre që synojnë të votojnë. Më mirë të mbetet i njëjti kryetar bashkie - pranojnë 37.7%. Në fund të fundit, dëshira e përgjithshme për ndryshim mbizotëron.
Të pyetur nëse do të pranonin të votonin për pagesë, nxitje tjetër apo shtrëngim, 11,4% e atyre që synojnë të votojnë janë përgjigjur me “Po”, dhe 83,8% janë përgjigjur me “Jo”.Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, dhe Presidenti Rumen Radev u grindën në media rreth avionëve të rinj luftarakë F-16 të vendit tonë, i pari prej të cilëve ndodhet tashmë në tokën bullgare, ndërsa i dyti është duke ardhur drejt nesh. “Ne e paguam..
Bullgaria nuk do të bëjë lëshime ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut me qëllim që të fillojë negociatat për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian. Kjo u theksua përsëri nga Presidenti Rumen Radev në Varshavë, ku ai mori pjesë në..
Kërcënimet kryesore për sigurinë kombëtare të Bullgarisë janë Rusia dhe paqëndrueshmëria në Ballkanin Perëndimor, sipas raportit vjetor të Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare për vitin 2024. Në Bullgari, në vitin 2024, dy agjentë të..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, dhe Presidenti Rumen Radev u grindën në media rreth avionëve të rinj luftarakë F-16 të vendit tonë, i pari prej të..