“Kur kemi të bëjmë me diplomaci, duhet të merremi me faktet dhe të vërtetën zyrtare”, tha ministri i jashtëm Georg Georgiev në Kuvendin Popullor gjatë debateve të votës së mosbesimit ndaj qeverisë për shkak të dështimit të politikës së jashtme. Ai theksoi se në lidhje me Ukrainën, vendi ynë zuri pozitën e 140 vendeve të OKB-së, NATO-s dhe Bashkimit Evropian me vullnetin e njerëzve që dërguan formacionet qeverisëse në parlament. “Jam mirënjohës që Bullgaria ka mundësinë të transmetojë sinjale që mbështeten nga shumica e vendeve anëtare të OKB-së, partnerët e NATO-së dhe BE-së, për të qenë pjesë e këtyre vendeve që kanë formësuar modernitetin dhe globalitetin e botës”, tha gjithashtu ministri i Jashtëm.
"Tema e “Politikës së jashtme” nuk ka gjasa të jetë problematike për qeverinë për momentin," komentoi kreu i GERB, Bojko Borisov. Sipas tij, këtë ose javën e ardhshme do të votohen disa nga ligjet në kuadër të Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë – njëri prej të cilëve është për falimentimet personale dhe kështu do të “zhbllokohen” pagesat prej 8 miliardë levash.
Grupi parlamentar i “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) nuk do të marrë pjesë në votën e mosbesimit të kërkuar nga “Vazrazhdane”, njoftoi deputetja Nadezhda Jordanova. “Aktualisht, partitë pro-ruse po humbasin kohë plenare për një votë mosbesimi në dëm të interesit kombëtar”, tha ajo.
Ish-kryeministri Nikollaj Denkov shtoi: “Tani nuk është as koha, as rasti për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë”. Ai kujtoi se kur vendi ynë të përmbushë një nga synimet e tij kryesore - hyrjen në eurozonë, PP-DB do të paraqesë argumentet e saj për votën e mosbesimit lidhur me problemet buxhetore dhe luftën kundër korrupsionit.
"Ne këmbëngulim për dorëheqjen e menjëhershme të qeverisë dhe kthimin në një politikë të jashtme të bazuar në interesin kombëtar, sovranitetin, përpjekjet për prosperitetin e bullgarëve dhe mbështetjen për çdo iniciativë paqeje në nivel ndërkombëtar," tha në emër të kërkuesve, kreu i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov.
Lexoni më shumë mbi temën:
Foto: BTA“Po e vazhdojmë ndryshimin" (PP) theksoi korrupsionin si një nga mangësitë kryesore të qeverisjes njëqind ditësh të GERB-it, “BSP – E majta e bashkuar” dhe “Ka një popull tillë” (ITN). Partia nuk heq dorë nga vota e mosbesimit pas marrjes së raportit..
Për Rusinë, lufta hibride është një ideologji dhe një industri, këtë e deklaroi gazetari investigativ Hristo Grozev para eurodeputetëve nga komiteti special për mbrojtjen e demokracisë evropiane. Grozev mori pjesë online në takimin, i cili diskutoi..
Situata politike duhet të na japë mundësinë të fillojmë të punojmë me bashkatdhetarët tanë jashtë vendit që kanë identitet dhe shtetësi bullgare, në mënyrë që të ruhet fryma dhe kujtesa bullgare. Këtë e deklaroi kryetarja e Kuvendit Popullor, Natalija..
“Po e vazhdojmë ndryshimin" (PP) theksoi korrupsionin si një nga mangësitë kryesore të qeverisjes njëqind ditësh të GERB-it, “BSP – E majta e bashkuar”..