Në qytetin Szeged të Hungarisë për të 19-tën herë organizohen Ditë të Kulturës Bullgare, njoftoi Monika Farkas-Barati nga vetëqeverisja bullgare në qytetin universitar. Si çdo vit, programi është i larmishëm dhe i pasur. Fillimi do të bëhet sot me kërcim vallesh në kafenenë “Radnoti”, organizuar nga formacioni koreografik “Ballkan”. Ansambli u themelua në vitin 1990 dhe repertori i tij i vallëzimit mbulon të gjitha rajonet etnografike të Bullgarisë, njoftoi BTA.
Më 27 tetor do të hapet ekspozita fotografike e Antoni Georgiev "Trashëgimia e hebrenjve në Bullgari", kushtuar 80-vjetorit të shpëtimit të hebrenjve bullgarë, në Shtëpinë e Kombësive në Szeged. Do të prezantohen pamjet e trashëgimisë materiale të hebrenjve në trojet tona. Ditët e kulturës bullgare do të vazhdojnë edhe në nëntor.Mjeshtri italian i kuzhinës Daniele Priori së bashku me 10 të rinj me aftësi të kufizuara intelektuale do të përgatisin një drekë italiane në Qendrën Ditore “Bota” të Fondacionit “Bota e Marisë”. Priori dhe të rinjtë do të gatuajnë makarona "AUMM -..
Gjatë natës dhe të enjten një front i ftohtë atmosferik do të kalojë në vend nga veriperëndimi. Në shumë vende në rajonet perëndimore dhe në Fushën e Danubit do të bien reshje shiu, të cilat shpejt do të kalojnë në borë në zonat e larta të Bullgarisë..
56% e bullgarëve preferojnë që Legjislatura e re e 51-të të Kuvendit Popullor të formojë një qeveri, edhe nëse kjo është me çmimin e kompromiseve. Këtë e tregon një sondazh përfaqësues kombëtar i kryer nga Agjencia Sociologjike “Gallup International”..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..