Në qytetin Szeged të Hungarisë për të 19-tën herë organizohen Ditë të Kulturës Bullgare, njoftoi Monika Farkas-Barati nga vetëqeverisja bullgare në qytetin universitar. Si çdo vit, programi është i larmishëm dhe i pasur. Fillimi do të bëhet sot me kërcim vallesh në kafenenë “Radnoti”, organizuar nga formacioni koreografik “Ballkan”. Ansambli u themelua në vitin 1990 dhe repertori i tij i vallëzimit mbulon të gjitha rajonet etnografike të Bullgarisë, njoftoi BTA.
Më 27 tetor do të hapet ekspozita fotografike e Antoni Georgiev "Trashëgimia e hebrenjve në Bullgari", kushtuar 80-vjetorit të shpëtimit të hebrenjve bullgarë, në Shtëpinë e Kombësive në Szeged. Do të prezantohen pamjet e trashëgimisë materiale të hebrenjve në trojet tona. Ditët e kulturës bullgare do të vazhdojnë edhe në nëntor.Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..