Për shkak të përshkallëzimit të konfliktit ushtarak në territorin e Izraelit, kompania ajrore "Bulgaria Air" është e detyruar të anulojë fluturimet FB 571/2 në linjën Sofje - Tel Aviv - Sofje, të planifikuara për në 12 tetor 2023, njofton transportuesi ynë kombëtar.
Anulimi i fluturimeve lidhet me nivelin më të lartë të rrezikut për situatën në Lindjen e Mesme, të dhënë nga specialistë të sigurisë, si dhe në funksion të masave të shtuara të sigurisë në hapësirën ajrore mbi Izrael, saktësoi kompania.
Ndërkohë, Ministria jonë e Jashtme u ka bërë sërish thirrje shtetasve bullgarë në territorin e Izraelit që të regjistrohen në ambasadë, pavarësisht nëse duan të largohen nga Izraeli apo jo.
“Situata në shtetin e Izraelit mbetet jashtëzakonisht e tensionuar, prandaj këshillojmë qytetarët bullgarë të përmbahen nga udhëtimi në Izrael”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Ne punojmë me Institutin INSAIT të Universitetit të Sofjes. Nëse projekti ynë miratohet, në vitin 2026, do të ndërtojmë një fabrikë të inteligjencës artificiale (AI), tha për BNR Petër Statev nga Bordi Mbikëqyrës i “Sofja Teh Park”. Superkompjuteri..
Bullgaria mori sinjale inkurajuese në takimin e Eurogrupit."Vendi bëri një përparim të mëtejshëm në përmbushjen e kriterit të stabilitetit të çmimeve", tha Komisioneri Evropian për Ekonominë Valdis Dombrovskis. Kur Sofja konsideron se është gati të..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për..
Diplomacia bullgare, pa u mburrur, përdor ndikimin e saj për të liruar qytetarët bullgarë që janë pengje të Hamasit në Gazë. Falënderuam ambasadoren..