Për shkak të përshkallëzimit të konfliktit ushtarak në territorin e Izraelit, kompania ajrore "Bulgaria Air" është e detyruar të anulojë fluturimet FB 571/2 në linjën Sofje - Tel Aviv - Sofje, të planifikuara për në 12 tetor 2023, njofton transportuesi ynë kombëtar.
Anulimi i fluturimeve lidhet me nivelin më të lartë të rrezikut për situatën në Lindjen e Mesme, të dhënë nga specialistë të sigurisë, si dhe në funksion të masave të shtuara të sigurisë në hapësirën ajrore mbi Izrael, saktësoi kompania.
Ndërkohë, Ministria jonë e Jashtme u ka bërë sërish thirrje shtetasve bullgarë në territorin e Izraelit që të regjistrohen në ambasadë, pavarësisht nëse duan të largohen nga Izraeli apo jo.
“Situata në shtetin e Izraelit mbetet jashtëzakonisht e tensionuar, prandaj këshillojmë qytetarët bullgarë të përmbahen nga udhëtimi në Izrael”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.Mbi 250 verëra po marrin pjesë në Festivalin e 12-të të Verës dhe Trashëgimisë Kulturore “Augustiada” në Stara Zagora. Ai hapet sonte në orën 17:30 me një paradë të pretendentëve për Mbretëreshën Augustiada, të grupeve folklorike dhe shoqatës për..
Nëse zgjedhjet janë sot, 7 janë pjesëmarrësit e sigurt në parlamentin e ardhshëm. Këtë e tregon një sondazh sociologjik i Agjencisë “Trend”, i porositur nga gazeta “24 Çasa”. GERB-SDS është në krye me 24.8% mbështetje. Vendin e dytë e kontestojnë..
Seanca e fundit e Legjislaturës së 50-të të Kuvendit Popullor përfundoi me skandal mesnatën para 27 shtatorit. Në orët e fundit para se të shkonin në pushime për shkak të fushatës zgjedhore, disa prej deputetëve pushtuan tribunën dhe kundërshtuan..
Bullgaria fitoi tre medalje ari dhe një argjendi në Olimpiadën Ballkanike të Informatikës, e cila u mbajt në Ohër. Medalje të artë kanë Daniell..
Një ekip i Operatorit Shtetëror të Aviacionit është gati të fluturojë për në Liban menjëherë sapo të ketë dritë jeshile për evakuimin me faza të..
Ditën e martë do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe të vendit. Në rajonet verilindore dhe në Detin e Zi vranësirat do të jenë të..