Një gjetje e re me vlerë doli në dritë gjatë gërmimeve në qytetin mesjetar bullgar Rusokastro. Ndërsa eksploronin murin e kështjellës, arkeologët hasën një monedhë argjendi (tornese) të prerë në Mbretërinë e Francës. Mungon një pjesë e vogël e monedhës, por pikërisht në këtë pjesë që mungon ndodhet elementi nga i cili shihet qartë se cili sundimtar e ka prerë atë, njofton Muzeu Historik Rajonal – Burgas.
Studiuesit nuk janë të sigurt nëse ky është Mbreti Louis IX apo Mbreti Louis X, por ata janë të sigurt për një gjë - se monedha të tilla janë jashtëzakonisht të rralla për Ballkanin.
Lexoni më tepër:
Gërmimet e qytetit mesjetar bullgar Rusokastro kryhen nga Muzeu Historik Rajonal - Burgas dhe financohen nga Komuna Kameno dhe Ministria e Kulturës e Republikës së Bullgarisë.
Foto: Muzeu Historik Rajonal - Burgas
Përgatiti në shqip: Kostandina BelloMë 26 tetor, Kisha jonë nderon kujtimin e Shën Dëshmorit të Madh Dhimitri të Selanikut, i konsideruar si një nga shenjtorët më të mëdhenj të Ortodoksisë. Në vendin tonë emri i tij lidhet edhe me rivendosjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare në shekullin..
Gjatë gërmimeve të fundit arkeologjike në qytetin shkëmbor Perperikon, u zbulua varri i një të ndjeri, me rituale kundër vampirëve të kryera në trup, tha për BTA kreu i hulumtimeve, Prof. Nikollaj Ovçarov. Gjetja shfaqet mes pothuajse 250 varreve dhe..
Shkrimtar, hero i Luftës së Dytë Botërore, aviator, gazetar, regjisor dhe diplomat - personaliteti i Romain Gary (1914-1980) është shumështresor dhe enigmatik. Dhe Bullgaria zë një vend të veçantë në jetën dhe veprën e një prej autorëve francezë më të..
Qyteti i shenjtë shkëmbor i Perperikonit mori një tjetër njohje të madhe. Pasi një muaj më parë hyri në top dhjetëshen e vendeve arkeologjike më interesante..