Një gjetje e re me vlerë doli në dritë gjatë gërmimeve në qytetin mesjetar bullgar Rusokastro. Ndërsa eksploronin murin e kështjellës, arkeologët hasën një monedhë argjendi (tornese) të prerë në Mbretërinë e Francës. Mungon një pjesë e vogël e monedhës, por pikërisht në këtë pjesë që mungon ndodhet elementi nga i cili shihet qartë se cili sundimtar e ka prerë atë, njofton Muzeu Historik Rajonal – Burgas.
Studiuesit nuk janë të sigurt nëse ky është Mbreti Louis IX apo Mbreti Louis X, por ata janë të sigurt për një gjë - se monedha të tilla janë jashtëzakonisht të rralla për Ballkanin.
Lexoni më tepër:
Gërmimet e qytetit mesjetar bullgar Rusokastro kryhen nga Muzeu Historik Rajonal - Burgas dhe financohen nga Komuna Kameno dhe Ministria e Kulturës e Republikës së Bullgarisë.
Foto: Muzeu Historik Rajonal - Burgas
Përgatiti në shqip: Kostandina BelloNë vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...
Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..
Më 26 tetor, Kisha jonë nderon kujtimin e Shën Dëshmorit të Madh Dhimitri të Selanikut, i konsideruar si një nga shenjtorët më të mëdhenj të Ortodoksisë. Në vendin tonë emri i tij lidhet edhe me rivendosjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare në shekullin..