Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Greqia përgatiti një plan për të mbështetur grurin ukrainas

Për shkak të problemeve që lidhen me eksportin e grurit ukrainas përmes Detit të Zi, Greqia është e gatshme të ndihmojë procesin me një rrugë alternative për transportin e tij përmes porteve të saj në Aleksandrupolis dhe Selanik, njoftoi në Kiev ministri i jashtëm grek, Jorgos Gerapetritis. Për më tepër, plani tashmë u diskutua jo vetëm me partnerët e BE-së, por edhe jashtë bashkimit, njofton “Kathimerini”. Parashikohet, që drithërat të transportohen me hekurudhë nga Ukraina përmes Rumanisë dhe Bullgarisë deri në portet e Selanikut dhe Aleksandrupolisit. “Është e qartë se flota greke do të luajë një rol të rëndësishëm, siç ka ndodhur tashmë në raste të ngjashme”, thekson botimi. Vërehet se për shkak të problemeve me kapacitetin e rrjetit hekurudhor në Greqinë Veriore, ky plan mund të bëhet një nxitje për të përshpejtuar modernizimin e linjës Aleksandrupolis - Ormenio drejt Bullgarisë, e cila është në një gjendje të mjerueshme.

Rumunët duan të bojkotojnë kompanitë austriake për shkak të Shengenit


28%, ose pothuajse një e treta e rumunëve këmbëngulin që shteti të bojkotojë kompanitë austriake për shkak të refuzimit të Austrisë për të pranuar Rumaninë në Shengen. Këtë e tregojnë të dhënat e një sondazhi të Agjencisë Sociologjike “Avangarde”, të cituar nga Digi24. Përafërsisht po aq - 27% - janë të mendimit se Rumania duhet të padisë Austrinë në Gjykatën e BE-së. 13% e tjerë të rumunëve duan që vendi i tyre të shfrytëzojë të drejtën e vetos dhe të bllokojë vendimet e BE-së derisa Austria të pranojë vendin e tyre në Shengen. Sondazhi tregon gjithashtu se sipas 33% të rumunëve problemi është kontrolli i kufirit, dhe 31% të tjerë janë të bindur se Austria kundërshton pranimin e vendit në Shengen me urdhër të Rusisë. Vetëm 10% e rumunëve mendojnë se Rumania nuk e meriton të jetë në zonën Shengen.

Sulmet ushtarake në Irak dhe Siri pas një atentati në Turqi


Të gjitha instalimet ushtarake kurde në Siri dhe Irak janë tani “objektiva legjitime ushtarake” të Turqisë. Këtë e tha ministri i jashtëm, Hakan Fidan, pas një tentative për atentat me bombë para Ministrisë së Brendshme në kryeqytetin Ankara, më 1 tetor. Nga shpërthimi u plagosën lehtë dy policë. Dy autorët, njëri prej të cilëve vdiq në shpërthim ndërsa tjetri u neutralizua nga forcat e rendit, janë nga Partia e jashtëligjshme e Punëtorëve të Kurdistanit dhe vinin nga Siria, ku morën trajnime, njoftuan autoritetet turke. Partia e Punëtorëve të Kurdistanit mori përgjegjësinë për incidentin. Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë njoftoi se në ditët pas atentatit u neutralizuan dhjetëra terroristë, përfshirë në pjesën veriore të Irakut dhe Sirisë. Në total, numri i terroristëve të neutralizuar këtë vit arriti në rreth 1390 persona, dhe nga 24 korriku 2015 e deri më tani - pak më pak se 39 000, raportoi TRT. Gjithsej 58 objektiva u goditën në operacionet ajrore në Irak. “Vendosmëria jonë për të shkatërruar strofkat e terroristëve do të vazhdojë derisa terroristët gjakatarë të zhduken nga ky rajon”, tha kundëradmirali Zeki Akturk, këshilltari për marrëdhëniet me shtypin në Ministrinë e Mbrojtjes.

Lajmet e Ballkanit tani janë mbledhur në një faqe interneti


Asociacioni i Agjencive Ballkanike të Lajmeve - Evropa Juglindore (The Association of the Balkan News Agencies – Southeast Europe /ABNA-SE/) publikon çdo ditë në faqen e tij të përditësuar të internetit një informacion nga të dymbëdhjetë anëtarët e Asociacionit. Këto janë agjencitë kombëtare të lajmeve të Shqipërisë - ATSH, të Bosnjë-Hercegovinës - FENA, të Bullgarisë - BTA, të Greqisë - AMNA, të Italisë - ANSA, të Kosovës - KOSOVAPRESS, të Qipros - CNA, të Rumanisë - AGERPRES, të Maqedonisë së Veriut - MPB, të Turqisë - Anadolu Agency, të Kroacisë - HINA dhe të Malit të Zi - MINA.

Ideja për krijimin e Asociacionit lindi në vitin 1994 në një takim në Sofje të përfaqësuesve të agjencive të informacionit nga Ballkani. Mbledhja e parë e Përgjithshme themeluese e ABNA-SEu mbajt në vitin 1995 në Selanik të Greqisë. Qëllimi i organizatës është zhvillimi i bashkëpunimit ndërmjet agjencive të lajmeve nga rajoni dhe ruajtja e klimës së miqësisë dhe bashkëpunimit në Ballkan, përkujton BTA.

Përpilues: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: mfa.gr, Digi24, BGNES, BTA 


Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Edi Rama kërkon një vend në Athinë për të takuar diasporën shqiptare Të gjitha partitë në Greqi kanë deklaruar se vizita e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Athinë është e padëshirueshme. Ai kërkon të takohet me diasporën shqiptare më 12..

botuar më 24-05-11 5.55.PD

Në Bullgari fillon fushata zgjedhore për votën “2 në 1”

Nga ora 00:00 e datës 10 maj, Bullgaria është në një fushatë zgjedhore 30 ditore. Kjo është fushata e gjashtë për një parlament kombëtar brenda 3 viteve e gjysmë. Megjithatë, e veçanta është se tani për besimin e zgjedhësve do të konkurrojnë  si..

botuar më 24-05-10 5.15.PD
Presidenti Radev

Presidenti Rumen Radev: Së shpejti do të bëhet e qartë nëse Maqedonia e Veriut do të ndjekë rrugën drejt Evropës

Në Ditën e Evropës , le të urojmë për një Bashkim Evropian që vazhdon të ndërtojë unitetin e tij mbi parimet e demokracisë dhe paqes. Kështu tha presidenti Rumen Radev pas vendosjes së luleve para monumentit të Luftëtarit të Panjohur me rastin e..

botuar më 24-05-09 11.31.PD