Formacionet opozitare "Vëzrazhdane", "BSP për Bullgarinë" dhe "Ka një popull të tillë" i dorëzuan sekretariatit të Kuvendit Popullor votën e parë të mosbesimit ndaj kabinetit "Denkov" me motivin politika në sektorin "Energji". Tre forcat politike janë unanime se me veprimet e tyre pushtetarët e asgjësojnë sektorin. Sipas rregullores parlamentare, debatet për votën e mosbesimit nisin jo më herët se tre dhe jo më vonë se shtatë ditë pas marrjes së propozimit dhe votimi bëhet jo më parë se 24 orë pas përfundimit të debateve.
Megjithatë, kërkuesit e mocionit të mosbesimit do të insistojnë për një mbledhje të jashtëzakonshme, pasi do të ketë pushime parlamentare për shkak të zgjedhjeve vendore. Të tre partitë kanë gjithsej 71 vota - jo të mjaftueshme për të pasur sukses një mocion mosbesimi.
“Ne jemi realistë dhe e kuptojmë se shansi i këtij votimi është zero”, deklaroi lideri i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov. Më herët sot, kryetari i GERB-it Bojko Borisov tha se partia e tij nuk do të jetë ajo që do të rrëzojë qeverinë.Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..