Formacionet opozitare "Vëzrazhdane", "BSP për Bullgarinë" dhe "Ka një popull të tillë" i dorëzuan sekretariatit të Kuvendit Popullor votën e parë të mosbesimit ndaj kabinetit "Denkov" me motivin politika në sektorin "Energji". Tre forcat politike janë unanime se me veprimet e tyre pushtetarët e asgjësojnë sektorin. Sipas rregullores parlamentare, debatet për votën e mosbesimit nisin jo më herët se tre dhe jo më vonë se shtatë ditë pas marrjes së propozimit dhe votimi bëhet jo më parë se 24 orë pas përfundimit të debateve.
Megjithatë, kërkuesit e mocionit të mosbesimit do të insistojnë për një mbledhje të jashtëzakonshme, pasi do të ketë pushime parlamentare për shkak të zgjedhjeve vendore. Të tre partitë kanë gjithsej 71 vota - jo të mjaftueshme për të pasur sukses një mocion mosbesimi.
“Ne jemi realistë dhe e kuptojmë se shansi i këtij votimi është zero”, deklaroi lideri i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov. Më herët sot, kryetari i GERB-it Bojko Borisov tha se partia e tij nuk do të jetë ajo që do të rrëzojë qeverinë.Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..
Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..
Rumania dhe Bullgaria kanë një shans për t'u bashkuar me zonën Shengen dhe me rrugë tokësore nga janari 2025. Kështu deklaroi ministri i brendshëm hungarez Sándor Pintér pas një takimi jozyrtar në Budapest të ministrave të brendshëm të Hungarisë,..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..