Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nikollaj Denkov: Centralet e qymyrit do të punojnë deri në vitin 2038

Foto: BGNES

Plani për një tranzicion të drejtë u miratua nga qeveria dhe do t’i dërgohet Komisionit Evropian nesër, pasi një vonesë do të çonte në humbje prej miliarda levash. Këtë e bënë të ditur kryeministri Nikollaj Denkov dhe ministri i financave Asen Vasilev në një konferencë për shtypin pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Denkov theksoi se në dokumentet që do të dërgohen, thuhet qartë se termocentralet do të funksionojnë deri në vitin 2038. “Nuk ka data për mbylljen e termocentraleve konkrete të qymyrit. Për arsye ekonomike, disa prej tyre gradualisht do të dalin nga sistemi energjetik, sepse ekonomikisht nuk do të mund të funksionojnë më”, tha Denkov dhe u bëri thirrje protestuesve që të ndalojnë protestat dhe të vijnë në negociata me qeverinë. Ai theksoi se është jashtëzakonisht e rëndësishme të krijohen mekanizma që punëtorët nga komplekset e qymyrit, të cilët kanë kualifikimet e nevojshme të mund të punësohen në të njëjtin rajon. 36 rroga do të ketë kushdo që dëshiron të largohet nga centralet e qymyrit. Denkov kujtoi se po krijohet një ndërmarrje për të shndërruar territoret e minierave në zona ku është e përshtatshme të zhvillohet aktiviteti ekonomik, për shembull, zona industriale. “Duke krijuar territore të tilla të përshtatshme për investitorët, presim që aty të shfaqen kompani të reja moderne, të cilat kanë nevojë për fuqi punëtore të kualifikuar, siç është në dispozicion në këtë rajon”, tha gjithashtu kryeministri.

Në këtë kohë vazhdojnë bllokadat e protestuesve në arteriet kryesore rrugore të vendit.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 11 shkurtin

Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell...

botuar më 25-02-10 7.30.MD
Ministri Stankov

Ministri i energjisë Zheço Stankov është në SHBA për takime me bizneset amerikane

Ministri i energjisë Zheço Stankov ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Forumin e gjashtë Delphi në Uashington. Programi i tij përfshin pjesëmarrjen në një diskutim të nivelit të lartë për hartën e re të diplomacisë..

botuar më 25-02-10 5.58.MD

Ministria e Arsimit pezullon programin “Stefan Stambollov”

Edhe pse në vitin 2024 janë ndarë 5 milionë leva (2.5 milionë euro) për programin “Stefan Stambollov”, ato nuk janë shfrytëzuar. Nuk do të punojë as ekipi i ri në Ministrinë e Arsimit. Kështu thuhet në një përgjigje të institucionit, dhënë në përgjigje të..

botuar më 25-02-10 10.37.PD