Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nikollaj Denkov: Centralet e qymyrit do të punojnë deri në vitin 2038

Foto: BGNES

Plani për një tranzicion të drejtë u miratua nga qeveria dhe do t’i dërgohet Komisionit Evropian nesër, pasi një vonesë do të çonte në humbje prej miliarda levash. Këtë e bënë të ditur kryeministri Nikollaj Denkov dhe ministri i financave Asen Vasilev në një konferencë për shtypin pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Denkov theksoi se në dokumentet që do të dërgohen, thuhet qartë se termocentralet do të funksionojnë deri në vitin 2038. “Nuk ka data për mbylljen e termocentraleve konkrete të qymyrit. Për arsye ekonomike, disa prej tyre gradualisht do të dalin nga sistemi energjetik, sepse ekonomikisht nuk do të mund të funksionojnë më”, tha Denkov dhe u bëri thirrje protestuesve që të ndalojnë protestat dhe të vijnë në negociata me qeverinë. Ai theksoi se është jashtëzakonisht e rëndësishme të krijohen mekanizma që punëtorët nga komplekset e qymyrit, të cilët kanë kualifikimet e nevojshme të mund të punësohen në të njëjtin rajon. 36 rroga do të ketë kushdo që dëshiron të largohet nga centralet e qymyrit. Denkov kujtoi se po krijohet një ndërmarrje për të shndërruar territoret e minierave në zona ku është e përshtatshme të zhvillohet aktiviteti ekonomik, për shembull, zona industriale. “Duke krijuar territore të tilla të përshtatshme për investitorët, presim që aty të shfaqen kompani të reja moderne, të cilat kanë nevojë për fuqi punëtore të kualifikuar, siç është në dispozicion në këtë rajon”, tha gjithashtu kryeministri.

Në këtë kohë vazhdojnë bllokadat e protestuesve në arteriet kryesore rrugore të vendit.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali i varkave të dragoit në liqenin Pançarevo afër Sofjes

Më 29 dhe 30 qershor, liqeni në Pançarevo pranë Sofjes pret Festivalin e Varkave të Dragoit. Garat e varkave të dragoit do të zhvillohen në të dyja ditët në bazën e kanotazhit, të cilat çdokush mund të vëzhgojë. Festivali me hyrje të lirë do të mbahet..

botuar më 24-06-29 8.35.PD

Parashikimi i motit për të shtunën

Para mesnate vranësirat do të pakësohen dhe në gjysmën e dytë të natës do të jetë e kthjellët. Era në Bullgarinë Lindore do të dobësohet përkohësisht. Të shtunën , më 29 qershor, moti do të jetë me diell. Pasdite do të ketë vranësira në gjysmën..

botuar më 24-06-28 7.35.MD
Rumen Radev

Presidenti do të dorëzojë mandatin e parë të kabinetit të hënën, më 1 korrik

Të hënën, më 1 korrik, presidenti Rumen Radev do t'ia dorëzojë mandatin e parë eksplorues për formimin e qeverisë grupit më të madh parlamentar - GERB-SDS.I caktuari nga koalicioni kryeministër do të ketë shtatë ditë kohë për t'i propozuar presidentit..

botuar më 24-06-28 2.36.MD