Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nikollaj Denkov: Centralet e qymyrit do të punojnë deri në vitin 2038

Foto: BGNES

Plani për një tranzicion të drejtë u miratua nga qeveria dhe do t’i dërgohet Komisionit Evropian nesër, pasi një vonesë do të çonte në humbje prej miliarda levash. Këtë e bënë të ditur kryeministri Nikollaj Denkov dhe ministri i financave Asen Vasilev në një konferencë për shtypin pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Denkov theksoi se në dokumentet që do të dërgohen, thuhet qartë se termocentralet do të funksionojnë deri në vitin 2038. “Nuk ka data për mbylljen e termocentraleve konkrete të qymyrit. Për arsye ekonomike, disa prej tyre gradualisht do të dalin nga sistemi energjetik, sepse ekonomikisht nuk do të mund të funksionojnë më”, tha Denkov dhe u bëri thirrje protestuesve që të ndalojnë protestat dhe të vijnë në negociata me qeverinë. Ai theksoi se është jashtëzakonisht e rëndësishme të krijohen mekanizma që punëtorët nga komplekset e qymyrit, të cilët kanë kualifikimet e nevojshme të mund të punësohen në të njëjtin rajon. 36 rroga do të ketë kushdo që dëshiron të largohet nga centralet e qymyrit. Denkov kujtoi se po krijohet një ndërmarrje për të shndërruar territoret e minierave në zona ku është e përshtatshme të zhvillohet aktiviteti ekonomik, për shembull, zona industriale. “Duke krijuar territore të tilla të përshtatshme për investitorët, presim që aty të shfaqen kompani të reja moderne, të cilat kanë nevojë për fuqi punëtore të kualifikuar, siç është në dispozicion në këtë rajon”, tha gjithashtu kryeministri.

Në këtë kohë vazhdojnë bllokadat e protestuesve në arteriet kryesore rrugore të vendit.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mandati i parë për kabinetin nuk është dorëzuar, por “Vëzrazhdane” kërkon të tretin

Partia “Vëzrazhdane” do të insistojë në konsultimet me presidentin Rumen Radev të martën më 25 qershor për të marrë mandatin e tretë për formimin e qeverisë. Sipas partisë, këtë qeveri mund ta formojnë të gjitha formacionet politike të përfaqësuara..

botuar më 24-06-24 5.46.MD

Rumen Radev filloi konsultimet me forcat parlamentare para dorëzimit të mandatit për formimin e kabinetit

Presidenti Rumen Radev filloi konsultimet e tij me partitë dhe koalicionet parlamentare përpara se t'ia dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë forcës GERB-SDS, që fitoi zgjedhjet. Në fillim të takimit me forcën e parë politike ai veçoi dy pyetje -..

rinovuar më 24-06-24 3.37.MD

Festivali i kulinarisë "Të ushqyerit e kaçakëve" në Kulla mbledh dashamirët e pjatave me barishte dhe erëza

Në Ditën e Enjos , kur sipas traditës, barishtet e mbledhura në lindjen e diellit kanë fuqinë më të madhe shëruese, bashkia e qytetit Kulla dhe Vatra e Kulturës “Prosveta 1882” ftojnë në festën e kuzhinës “Të ushqyerit e kaçakëve”. “Për herë..

botuar më 24-06-24 11.47.PD