Më 28 shtator mbushen 115 vjet nga lindja e Marin Goleminov – një prej kompozitorëve më të rëndësishëm bullgarë.
Akademiku MarinGoleminov lindi në qytetin Kjustendill në vitin 1908. Arsimin muzikor e mbaroi në Paris, ku studioi kompozicionin. Aiështë autor i operave, baleteve, veprave simfonike dhe të dhomës që kanë mbetur në thesarin e kulturës muzikore bullgare. Krijimtaria e tij, e ndikuar fuqishëm nga folklori bullgar, ka fituar çmime të larta dhe edhe më sot e kësaj dite është pjesë e repertorit të orkestrave të shumta dhe ekzekutohet në mbarë botën.
“Marin Goleminov është ajo figurë reliev në muzikën bullgare që afirmon zhanrin e dhomës, bërjen e muzikës së dhomës përmes mënyrës së të menduarit muzikor – përmbledh Prof. Natasha Japova, mësuese e historisë së muzikës, në një intervistë nga thesari i Radio Bullgarisë. – Do tëkujtoj se muzika e dhomës është “muzikë për vetë tingullin”, muzikë për të dëgjuar dhe për të kompozuar. Ajo vjen nga tradita të ekzekutohet në sallat e pallatit për muzikë, ku aristokratët mblidheshin për të zhvilluar një lloj bisede përmes muzikës së dhomës. Nuk kemi pasur një traditë të tillë për disa arsye. Vetëm gjashtë dekada pasi Bullgaria u bë një shtet i pavarur, Marin Goleminov afirmoi zhanrin e muzikës së dhomës në kulturën bullgare.”
Në fund të jetës së tij, Marin Goleminov jetonte në Portugali me familjen e djalit të tij të madh Kamen. Ai u largua nga kjo botë në vitin 2000. Në kujtim të kompozitorit të madh, në qytetin e vendlindjes së tij çdo vit më 28 shtator ndahet Çmimi Kombëtar për kontribut në artin muzikor “Akademik Marin Goleminov”.Organizatorë të veprimtarisë janë Komuna e qytetit Kjustendill, Shoqata Muzikore “Marin Goleminov” dhe trashëgimtarët e kompozitorit.
Dëgjoni “Festa e fshatit” nga suita “Nestinarka” e MarinGoleminov, ekzekuton Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare me dirigjent Kamen Goleminov:
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Liturgjia Hyjnore do të shërbehet në kishën e fundosur pranë digës Zhrebçevo për të gjashtin vit radhazi më 3 gusht nga Mitropoliti i qytetit Stara Zagora Kiprian. Kisha u ndërtua në vitin 1891 në fshatin Zapalnja, i cili u fshi me dekret në vitin..
Për të 15-in vit radhazi, Pelegrinazhi "Mrekullibërësi i Rilës" mbledh besimtarët ortodoksë nga afër dhe nga larg në një procesion litium nga Sofja deri në Manastirin e Rilës. Në faqen e saj të internetit Mitropolia e Shenjtë e Sofjes njofton se..
Më 27 korrik, Kisha Ortodokse Bullgare dhe populli lavdërojnë veprën e Shtatë Shenjëtorëve - Vëllezërve Kirill dhe Metodij dhe dishepujve të tyre shenjtorët Kliment, Naum, Sava, Gorazd dhe Angellarij . Dita u zgjodh nga kisha sepse më 27..
Më 24 nëntor, Kisha Ortodokse nderon Shën Katerinën, e cila ishte një nga gratë më të arsimuara të kohës së saj. Ajo jetoi në fund të shekullit III..
Më 25 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Kliment Ohridski. Kryepeshkop, mësues dhe letrar, ai ishte një nga..