Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

115 vjet nga lindja e kompozitorit bullgar Marin Goleminov

Foto: arkivi personal

Më 28 shtator mbushen 115 vjet nga lindja e Marin Goleminov një prej kompozitorëve më të rëndësishëm bullgarë.

Akademiku MarinGoleminov lindi në qytetin Kjustendill në vitin 1908. Arsimin  muzikor e mbaroi në Paris, ku studioi kompozicionin. Aiështë autor i operave, baleteve, veprave simfonike dhe të dhomës që kanë mbetur në thesarin e kulturës muzikore bullgare. Krijimtaria e tij, e ndikuar fuqishëm nga folklori bullgar, ka fituar çmime të larta dhe edhe më sot e kësaj dite është pjesë e repertorit të orkestrave të shumta dhe ekzekutohet në mbarë botën.

“Marin Goleminov është ajo figurë reliev në muzikën bullgare që afirmon zhanrin e dhomës, bërjen e muzikës së dhomës përmes mënyrës së të menduarit muzikor – përmbledh Prof. Natasha Japova, mësuese e historisë së muzikës, në një intervistë nga thesari i Radio Bullgarisë. – Do tëkujtoj se muzika e dhomës është “muzikë për vetë tingullin”, muzikë për të dëgjuar dhe për të kompozuar. Ajo vjen nga tradita të ekzekutohet në sallat e pallatit për muzikë, ku aristokratët mblidheshin për të zhvilluar një lloj bisede përmes muzikës së dhomës. Nuk kemi pasur një traditë të tillë për disa arsye. Vetëm gjashtë dekada pasi Bullgaria u bë një shtet i pavarur, Marin Goleminov afirmoi zhanrin e muzikës së dhomës në kulturën bullgare.”

Në fund të jetës së tij, Marin Goleminov jetonte në Portugali me familjen e djalit të tij të madh Kamen. Ai u largua nga kjo botë në vitin 2000. Në kujtim të kompozitorit të madh, në qytetin e vendlindjes së tij çdo vit më 28 shtator ndahet Çmimi Kombëtar për kontribut në artin muzikor “Akademik Marin Goleminov”.Organizatorë të veprimtarisë janë Komuna e qytetit Kjustendill, Shoqata Muzikore “Marin Goleminov” dhe trashëgimtarët e kompozitorit.

Dëgjoni “Festa e fshatit” nga suita “Nestinarka” e MarinGoleminov, ekzekuton Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare me dirigjent Kamen Goleminov:

Redaktore: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekspozitë fotografike me rastin e historisë 96-vjeçare të speleologjisë në vendin tonë

Ekspozita fotografike për 96 vjetorin e fillimit të speleologjisë së organizuar në Bullgari u rregullua në Urën e të Dashuruarve pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës. Këtë e bënë të ditur organizatorët e klubit të shpellës “Nën buzë”. Ekspozita..

botuar më 25-03-18 6.10.PD

88 vjetori i lindjes së bilbilit të Trakisë – këngëtarja popullore Nadka Karaxhova

Sot shënohet 88 vjetori i lindjes së këngëtares sonë të madhe të folklorit Nadka Karaxhova. E lindur më 14 mars 1937 në fshatin e atëhershëm Trivodici të rrethit të Pazarxhikut (sot - rajoni i Plovdivit), ajo është pasardhëse e një familjeje të vjetër..

botuar më 25-03-14 6.40.PD

Dita e Shën Theodhorit – festa e cila i paraprin verës

Dita e Shën Theodhorit është një festë e rëndësishme bullgare, e cila shënohet të shtunën pas të Dielës së të Lidhurve të Djathit . Kjo është një festë e lëvizshme dhe këtë vit bie më 8 Mars. Sipas besimeve popullore, Shën Theodhori luan një rol..

botuar më 25-03-08 6.10.PD