Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zhan Shejtanov – njeriu që mban në zemër Sozopollin

Foto: arkivi personal

Sozopoll është një vend me histori të lashtë, mikpritës i festivalеve vjetore të artit "Apollonija", një muzë për artistët bullgarë. Një nga personalitetet emblematike në qytetin e Detit të Zi është padyshim muzikanti Zhan Shejtanov. Këngëtar, kompozitor, aranzhues dhe koleksionist i kitareve, ai vjen nga një familje tregtarësh, me dhunti dhe talent fal të cilit zbulon të bukurën përreth.

Ai i ngjan gjyshit të tij – piktori i famshëm i Sozopollit – artisti i pikturave detare Jani Hristopullo, i quajtur "shpirti i mirë i Sozopollit", i cili arriti të pikturojë pothuajse çdo shkëmb, perëndim, shtëpi dhe lëvizje të eres që krijon valët e detit. Gjatë gjithë jetës së tij, artisti krijoi më shumë se 3000 piktura. Pothuajse të gjitha telajot i kushtohen bukurisë dhe dritës së Sozopollit, ndërsa nipi Zhan i vesh ato me tekst dhe muzikë.

Pikërisht fal gjyshit të tij Zhan Shejtanov pati dhe kontaktin e tij të parë me pianon, si dhe bëri regjistrimin, në kasetë, të kompozimeve të para që luajti kur ishte vetëm shtatë vjeç. Në moshën 11-vjeçare ai pushoi së luajturi piano dhe filloi të luante kitare. Ai studioi në Shkollën e Muzikës në Burgas, pastaj në Konservatorin në Sofje, ku pothuajse menjëherë mori ftesën për të luajtur në orkestrën "Spektër" në ish-kombinatin metalurgjik "Kremikovci".

Për shkak të mbështetjes nga kombinati, çdo vit grupi krijonte nga një disk me këngë duke pasur në fokus punën, kujton muzikanti.


“Në vitin 1982, grupi "Spektër" u quajt "Feroton". Ishte e rëndësishme që në emër të përfshihej diçka nga veprimtaria e kombinatit dhe duke qenë se ai merrej me prodhimin e hekurit dhe çelikut, u vendos emri "Feroton"– thotë Shejtanov. – Unë dhe Aleksandër Aleksandrov ishim krijuesit kryesorë të këngëve për grupin. Më vete, të gjithë kompozitorët e njohur si Tonço Rusev, Najden Andreev, Stefan Dimitrov, Dimitër Penev, Boris Karadimçev kanë shkruar këngë për ne”.

Përveç koncerteve dhe shfaqjeve të shumta në vendin tonë, “Feroton” bën turne edhe jashtë vendit.

“Me grupin kemi pasur turne në Bashkimin Sovjetik, Afrikë dhe Azi. Në Kontinentin e Zi vizituam Angolën, Zambinë dhe Zimbabvenë, dhe në Azi – Vietnamin, Laosin, Kamboxhian dhe Afganistanin. Ne i realizuam përmes Këshillit për Ndihmë Ekonomike të Ndërsjellë. E kuptuam që të gjithë njerëzit janë njësoj dhe kur diçka u pëlqen, e tregojnë menjëherë me duartrokitje dhe britma gëzimi. Përveç muzikës bullgare luanim edhe hite të huaja të njohura në atë kohë. Kam kujtime shumë të mira, si i ri, kam pasur shumë ide dhe vullnet për të punuar”.



Që nga viti 1987, kur u largua nga grupi, Shejtanov filloi të ndërtojë një karrierë të pavarur. Si kompozitor, aranzhues dhe interpretues, krijoi rreth 170 këngë. Ai pranon se me kalimin e viteve ka kuptuar se është më mirë të bëjë atë që do dhe të punojë për kënaqësi. Megjithatë, deri në momentin që e kupton këtë, ai kalon edhe periudha të vështira dhe madje disa herë ndalon së luajturi muzikë.

“Në vitin 1992 publikova albumin tim të parë, “Burri galant”, të cilin e prezantova në Orfeun e Artë – kujton muzikanti – Megjithatë, gradualisht, muzika pop-folk filloi të zhvendoste pop-in dhe më duhej të riorientohesha pak më shumë në një stil grek këngësh, në të cilat kam përfshirë edhe bouzouki. Të gjitha tekstet ishin në bullgarisht dhe nuk kishte asgjë të rëndomtë në to”.


Publiku e do atë si për këngët e tij ashtu edhe për repertorin e tij të larmishëm, i cili përfshin muzikë rock, funk, pop dhe muzikë greke.

Zhan Shejtanov jo vetëm që nuk pushon së luajturi kitare, por ka edhe një koleksion instrumentesh me të cilat krenohet. Sidomos me dy prej tyre të emëruar pas tij dhe të dizajnuara nga ai:

“Për 60 vjetorin tim, gruaja dhe vajza ime më dhuruan një kitarë të një marke amerikane të bërë me porosi. Kryesisht i bëj vetes dhurata të tilla. Unë zotëroj kitara si ato të Eric Clapton dhe Steve Vai, John Petrucci, John Scofield, por krenaria ime janë dy prej tyre të bëra nga lutieri më i mirë bullgar – Kostadin Dimitrov. Ato janë projektuar dhe përzgjedhur nga unë.''


Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: arkivi personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një bullgar nga zona e Vracës mund të jetë njeriu më jetëgjatë në botë

Kodet e identitetit janë baza e gjenealogjisë - një shkencë që merret me prejardhjen e brezave, me origjinën njerëzore, me lidhjet farefisnore. Kodet e identitetit na dallojnë si njerëz - është i bindur për këtë asistenti kryesor Rosen Gacin nga..

botuar më 24-10-04 7.40.PD

Asgjë nuk është e pamundur në muzikë

Më 1 tetor, bota feston gjuhën universale të muzikës. Vështirë se dikush dyshon në aftësinë e këtij arti për të shëruar shpirtrat dhe për t'u dhënë krahë mendimeve, por sot do të shtojmë edhe një histori tjetër që e vërteton këtë - atë të bateristit të..

botuar më 24-10-01 7.30.PD

Kur shkruaj tekste të ashpra publike, është pikërisht sepse e dua Bullgarinë dhe besoj në potencialin e bullgarëve

Kanë kaluar 116 vjet që nga 22 shtatori i vitit 1908, kur Bullgaria zuri vendin e saj të barabartë midis vendeve të tjera të pavarura të Evropës në atë kohë. Ndonëse, ndryshe nga Bashkimi, shpallja e Pavarësisë ishte një akt tërësisht politik, kjo nuk e..

botuar më 24-09-22 8.30.PD