Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një bullgar nga zona e Vracës mund të jetë njeriu më jetëgjatë në botë

Dr. Rosen Gacin tregon historinë e 130-vjeçarit Jonço Collov në ekspozitën "Kodet e identitetit"

Foto: pixabay

Kodet e identitetit janë baza e gjenealogjisë - një shkencë që merret me prejardhjen e brezave, me origjinën njerëzore, me lidhjet farefisnore. Kodet e identitetit na dallojnë si njerëz - është i bindur për këtë asistenti kryesor Rosen Gacin nga Instituti i Morfologjisë Eksperimentale, Patologjisë dhe Antropologjisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave (BAN). Shkencëtari i ri ka përkushtuar vite të tëra punës dhe kërkimeve në terren për këtë temë në Bullgari dhe rezultatet e tyre do t'i shfaqë në Ditën e Iluministëve në Bullgari - 1 Nëntor të këtij viti me hapjen e ekspozitës "Kodet e identitetit". Ajo do të përfshijë pemë familjare, fotografi familjare, sende të ndryshme shtëpiake që janë përcjellë brez pas brezi dhe çdo emër, objekt dhe pemë familjare do të ketë kodin e vet të identitetit dhe kështu mund të zbulohen tiparet e përbashkëta.
Rosen Gacin
Pikërisht, jetëgjatësia është arsyeja e ekspeditës së fundit të Dr. Rosen Gacin në Bullgarinë Veriperëndimore. Georgi Pellovski, Diana Pellovska, Gergana Nikollova, Jonço Pellovski, Georgi Dimitrov mësuan për veprimtarinë e studiuesit dhe ekspozitën e ardhshme nga Radioja Kombëtare Bullgare dhe e kontaktuan atë për t'i treguar për paraardhësin e tyre Jonço Collov.

“Rasti solli një takim me trashëgimtarët e një fisi të vjetër nga Bullgaria Veriperëndimore, të cilët erdhën tek unë dhe më thanë se në familjen e tyre ka pasur një person që ka jetuar 130 vjet. Unë e mora si legjendë dhe përrallë. Por rezultoi se në fakt në fshatin Lik të bashkisë Mezdra, Rajoni i Vracës ka një rast të tillë. Ne gjetëm një certifikatë vdekjeje në bashki të një burri që ka jetuar 130 vjet. Ai kishte lindur në vitin 1777 dhe ishte ndarë nga jeta më 9 janar 1907. Tani kushdo mund të thotë që ne nuk kemi një certifikatë lindjeje, por nuk ka sesi të ketë një certifikatë lindjeje në atë periudhë sepse po flasim për fundin e shekullit të 18-të. Por duke gjurmuar kronologjikisht lindjet e fëmijëve të njëqindvjeçarit, shohim dhe jemi të sigurt se ky person ka lindur pikërisht në vitin 1777”.

Pasuan takime dhe biseda me banorë vendas dhe të afërm, të cilat çuan në zbulimin e gurit të varrit të vetë Jonços, mbi të cilin duket qartë edhe sot mbishkrimi: "Këtu prehet babai Jonço 130 vjeç, djali Ivan 103 vjeç, djali Krëstjo 106 vjeç. Babai i tyre vdiq në vitin 1906. Ndërtuar nga Geno Krëstev"

Nga kjo duket qartë se gjyshi Jonço ka jetuar më shumë se të dy djemtë e tij - njëqindvjeçar dhe ka vdekur nga një sëmundje, shpjegon doktor Gacin.

Zbulimi se Jonço Collov ka jetuar 130 vite është gati të vërtetohet si një rekord botëror, thotë Dr. Rosen Gacin. Duhet të jemi krenarë që në trojet tona kanë jetuar njerëz të moshës biblike, theksoi shkencëtari bullgar.

"Ne së shpejti do të tregojmë historinë e këtij njëqindvjeçari, sepse kjo është një moshë vërtet e mahnitshme. Historia e tij do të jetë në qendër të vëmendjes në ekspozitë. Në të do të bëhet një kënd i veçantë, në të cilin do të tregohet historia e njëqindvjeçarit, e familjes së tij, do të prezantohen foto, dokumente që vërtetojnë vërtet moshën dhe jetën e tij, ndaj do të jetë interesante për të gjithë të vizitojnë dhe të shohin se çfarë lloj njerëzish kanë jetuar në trojet tona”, thotë Dr. Gacin.

Por cili është sekreti i jetëgjatësisë? Askush nuk e di ende. Ndoshta është një kombinim i shumë komponentëve të jetës – natyra e pastër, aktiviteti fizik, ushqimi i shëndetshëm, një jetë paqësore dhe njerëzit e mirë rreth teje, beson shkencëtari. Por cili ishte sekreti i Jonço Collovit, mbase do ta zbulojmë në nëntor nga ekspozita "Kodet e identitetit".

Përpiloi: Vesella Krësteva

Foto: arkiva personale, Pixabay, arkiva, Facebook /Familia Pelovski, Radio Varna

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një bullgare me çmimin prestigjioz Global Lifetime Achievement Women in Tech 2024

Bullgarja Sasha Bezuhanova, një menaxhere e njohur ndërkombëtarisht në industrinë dixhitale dhe një filantrope, u nderua me çmimin prestigjioz Women in Tech Global Lifetime Achievement 2024 për një kontribut të përgjithshëm në zhvillimin e teknologjisë dhe..

botuar më 24-11-19 3.31.MD
Matina Genkova - Mpofu

Në botën e librave për fëmijë të Matina Genkova-Mpofu

"Dy ditët më të rëndësishme në jetë janë dita kur keni lindur dhe dita kur e zbuloni pse." Ky është një mendim që i atribuohet shkrimtarit të famshëm Mark Twain. Bashkëbiseduesja jonë ndjek gjurmët e dashurisë, të cilat e çojnë në një vend tjetër, në një..

botuar më 24-11-09 10.35.PD
Llazo Nestori

Llazo Nestori nga Shqipëria: Të jesh bullgar është krenari dhe emër i madh!

Vetëm disa kilometra në perëndim të kufirit midis Greqisë dhe Shqipërisë dhe rreth 40 kilometra nga qendra rajonale e Korçës ndodhet qyteti shqiptar i Bilishtit. Pjesë e popullsisë intelektuale atje është edhe Llazo Nestori - përfaqësues i pakicës..

botuar më 24-10-31 7.30.PD