Vendi ynë nuk do t'i japë Ukrainës sistemet raketore S-300, tha deputeti i “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB), Ivajllo Mirçev. Ai theksoi se ndihma bullgare për vendin e sulmuar nuk do të rrezikojë sigurinë tonë kombëtare.
“Bullgaria nuk ka sisteme të tepërta të mbrojtjes ajrore, por duhet të presim që ekspertët e Ministrisë së Mbrojtjes të thonë nëse ka raketa që janë me defekt dhe mund të jepen për pjesë”, shtoi Ivajllo Mirçev. Deputeti u shpreh i bindur se nuk do të dërgojmë komplekset raketore që funksionojnë, sepse janë jashtëzakonisht të rëndësishme për sigurinë e vendit tonë.
Kryetari i komisionit ushtarak parlamentar, Hristo Gaxhev, deklaroi gjithashtu se nuk është diskutuar për sigurimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore në Ukrainë.Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim..