Vendi ynë nuk do t'i japë Ukrainës sistemet raketore S-300, tha deputeti i “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB), Ivajllo Mirçev. Ai theksoi se ndihma bullgare për vendin e sulmuar nuk do të rrezikojë sigurinë tonë kombëtare.
“Bullgaria nuk ka sisteme të tepërta të mbrojtjes ajrore, por duhet të presim që ekspertët e Ministrisë së Mbrojtjes të thonë nëse ka raketa që janë me defekt dhe mund të jepen për pjesë”, shtoi Ivajllo Mirçev. Deputeti u shpreh i bindur se nuk do të dërgojmë komplekset raketore që funksionojnë, sepse janë jashtëzakonisht të rëndësishme për sigurinë e vendit tonë.
Kryetari i komisionit ushtarak parlamentar, Hristo Gaxhev, deklaroi gjithashtu se nuk është diskutuar për sigurimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore në Ukrainë.Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e bashkuar" dhe "Ka..
Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim..