Ndërtuesit e linjës hekurudhore të shpejtësisë së lartë midis stacioneve “Septemvri” dhe “Kostenec” zbuluan një letër përkujtimore të vulosur në një shishe për brezat e ardhshëm. Mesazhi është nga krijuesit e urës së vjetër hekurudhore mbi lumin Marica afër Bellovos (Bullgari Jugore). Është shkruar në italisht dhe zbukuruar me ornamente. Teksti tregon vetëbesimin e mjeshtërve për rëndësinë e punës së tyre: “Një urë e ndërtuar në vitin 1886, gjatë sundimit të perandorit osman Abdul Hamid. E ndërtuar nga kompania “Vitalis”. Kryeinxhinieri Niccolo Limon, kryemjeshtri Pietro Macar. 19 qershor 1886”.
Zbulimi i letrës është një takim emocionues midis brezave të ndërtuesve dhe një mënyrë për t'i dhënë respekt dhe nderim njerëzve që kontribuuan në ndërtimin e Bullgarisë moderne pas vitit 1878, vunë në dukje nga Muzeu Historik në qytetin Bellovo.A ndodh që nëpër muze të ketë edhe disa eksponate të falsifikuara aq mirë sa nuk dallohen fare nga origjinalet - ka zëra dhe spekulime për këtë temë, por për momentin një seri e tërë falsifikimesh historike janë pjesë e një ekspozite në Muzeun Kombëtar..
Një statujë unike nga periudha romake e qytetit Odesos, e datuar paraprakisht në fund të shekullit II dhe gjysmën e parë të shekullit III, u gjet gjatë gërmimeve në zonën e stacionit hekurudhor në Varna, njoftuan arkeologët nga Muzeu Historik..
Një kompleks prej një duzinë shtëpish të vogla, të vendosura në pjesën jugore të qytetit shkëmbor Perperikon, u zbulua nga arkeologët nën drejtimin e Prof. Nikollaj Ovçarov. Sipas tij, bëhet fjalë për një lagje të tërë që daton nga shekulli XIII-XIV,..
Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë..