Ndërtuesit e linjës hekurudhore të shpejtësisë së lartë midis stacioneve “Septemvri” dhe “Kostenec” zbuluan një letër përkujtimore të vulosur në një shishe për brezat e ardhshëm. Mesazhi është nga krijuesit e urës së vjetër hekurudhore mbi lumin Marica afër Bellovos (Bullgari Jugore). Është shkruar në italisht dhe zbukuruar me ornamente. Teksti tregon vetëbesimin e mjeshtërve për rëndësinë e punës së tyre: “Një urë e ndërtuar në vitin 1886, gjatë sundimit të perandorit osman Abdul Hamid. E ndërtuar nga kompania “Vitalis”. Kryeinxhinieri Niccolo Limon, kryemjeshtri Pietro Macar. 19 qershor 1886”.
Zbulimi i letrës është një takim emocionues midis brezave të ndërtuesve dhe një mënyrë për t'i dhënë respekt dhe nderim njerëzve që kontribuuan në ndërtimin e Bullgarisë moderne pas vitit 1878, vunë në dukje nga Muzeu Historik në qytetin Bellovo.Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..
Më 26 tetor, Kisha jonë nderon kujtimin e Shën Dëshmorit të Madh Dhimitri të Selanikut, i konsideruar si një nga shenjtorët më të mëdhenj të Ortodoksisë. Në vendin tonë emri i tij lidhet edhe me rivendosjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare në shekullin..
Gjatë gërmimeve të fundit arkeologjike në qytetin shkëmbor Perperikon, u zbulua varri i një të ndjeri, me rituale kundër vampirëve të kryera në trup, tha për BTA kreu i hulumtimeve, Prof. Nikollaj Ovçarov. Gjetja shfaqet mes pothuajse 250 varreve dhe..
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës..