Me një koncert të grupit "Diana Expres" sot në Bratislavë, në oborrin e Pallatit "Zhiçi", hapet Festivali i Kulturës dhe Artit Bullgar. Festivali, i cili ka një histori që nga viti 2016, organizohet nga Instituti Bullgar i Kulturës në Bratislavë. Veprimtaria është nën patronazhin e ambasadorit bullgar në Sllovaki – Vasill Petkov dhe financohet me ndihmën e Fondit për Mbështetjen e Kulturës së Minoriteteve në Sllovaki. Fillimi është në orën 18:30 me orën lokale.
Trashëgimia muzikore që la “Diana Expres” që nga fillimi i viteve 70 të shekullit XX është e madhe.
Ju ofrojmë të dëgjoni një nga hitet e grupit nga mesi i viteve 1980 – "Trashëgimia". Muzika dhe aranzhimi janë të themeluesit të grupit, Mitko Shterev, teksti është i Petër Vasilev.
Përpiloi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Besnike ndaj stilit të saj karakteristik etno me një tingull bashkëkohor, Dimana Mirçeva, e njohur si DIA, na prezanton këngën e saj më të fundit - "Është vonë". Në të, këngëtarja dhe kantautorja bazohet në mesazhet e saj, si gjithmonë duke u mbështetur në..
Dita e Shën Valentinit zë një vend të veçantë në programin e Operës së Varnës. Pikërisht më 14 shkurt publiku do të ndjekë historinë e madhe muzikore të dashurisë për princeshën kineze Turandot, në operën me të njëjtin emër të Puccinit. Rolin e Princit..
Stenli e hap vitin me këngën e tij të re "Nëse është e nevojshme" - një këngë që do të përfshihet në albumin e tij të ri. "Nëse është e nevojshme" ka tingullin tipik modern të muzikës së stilit pop të këngëve të artistit të njohur dhe, si gjithmonë, bën..