Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Trashëgimia"

Foto: YouTube

Me një koncert të grupit "Diana Expres" sot në Bratislavë, në oborrin e Pallatit "Zhiçi", hapet Festivali i Kulturës dhe Artit Bullgar. Festivali, i cili ka një histori që nga viti 2016, organizohet nga Instituti Bullgar i Kulturës në Bratislavë. Veprimtaria është nën patronazhin e ambasadorit bullgar në Sllovaki – Vasill Petkov dhe financohet me ndihmën e Fondit për Mbështetjen e Kulturës së Minoriteteve në Sllovaki. Fillimi është në orën 18:30 me orën lokale.

Trashëgimia muzikore që la “Diana Expres” që nga fillimi i viteve 70 të shekullit XX është e madhe.

Ju ofrojmë të dëgjoni një nga hitet e grupit nga mesi i viteve 1980 – "Trashëgimia". Muzika dhe aranzhimi janë të themeluesit të grupit, Mitko Shterev, teksti është i Petër Vasilev.

Përpiloi: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Më thuaj, o pyll"

Edhe pse populli bullgar e nderon Apostullin e Lirisë Vasill Levski si shenjtor, nuk ka shumë këngë popullore kushtuar atij. Sot ju ofrojmë një prej tyre – “Më thuaj, o pyll” – interpretuar nga fëmijët e grupit vokal “Karllovojs” me drejtore..

botuar më 25-02-19 6.00.PD

"Fajtori"

Grupi “Ostava” e hap vitin me një këngë të re dhe një turne mini klub. “Fajtori” – siç titullohet kënga e re, hap rrugën drejt një albumi të ri. Albumi pritet të jetë gati në fund të pranverës. Si gjithmonë, muzikantët nga “Ostava” nuk mund të jenë..

botuar më 25-02-17 6.45.PD
Stefan Diomov

Kompozitori i dashur Stefan Diomov feston jubileun e tij të 80-të

Më 16 shkurt, një nga kantautorët më të dashur bashkëkohor – Stefan Diomov – mbush 80 vjeç. Shpirti i tij djaloshar u ka dhënë jetë dhjetëra hiteve të këngëtarëve dhe grupeve tona më të njohura, por kompozitori krijon edhe muzikë për dokumentarë, shfaqje..

botuar më 25-02-16 6.05.PD