Një ekip i ri prej 36 zjarrfikësve bullgarë u nis sot nga shërbimi zjarrfikës në Kërxhali (Bullgari Jugore) për të zëvendësuar kolegët e tyre në luftën kundër zjarreve në pyjet në Greqinë Verilindore. Zjarrfikësit, të cilët deri më tani kanë marrë pjesë në shuarjen e zjarreve në pyjet në zonën e Aleksandrupolis, po kthehen sot në Bullgari. Ndryshimi është i domosdoshëm për shkak të situatës së komplikuar në fqinjin tonë jugor dhe ka të ngjarë që ekipi të qëndrojë në Greqi deri më 10 shtator. Përbërja e re përfshin përfaqësues të drejtorive rajonale të zjarrfikësve nga Sofja, Blagoevgrad, Kjustendili, Montana, Lloveç, Gabrovo, Pazarxhik dhe Stara Zagora.
Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga Legjislatura e 49-të e Kuvendit Popullor. Ato kanë të bëjmë me heqjen e ndalimit të dyshtetësisë si..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër Nevski”. Për një shekull të tërë, Katedralja është "dëshmitare e të gjitha emocioneve, shpresave dhe..
Ditën e premte era nga jugu do të forcohet dhe do të jetë mesatare dhe e fortë, në vendet paraballkanike dhe në shpatet veriore të maleve nga Bullgaria Jugore – me stuhi. Vranësirat do të jenë të shpërndara, të konsiderueshme në zonat perëndimore, por..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Bullgarja Debora Mihajllova, e cila u pre brutalisht me thikë tallëse nga i dashuri i saj Georgi Georgiev, është një nga viktimat e dhunës të përmendur nga..