Me mbi 200 ngjarje në të gjithë vendin në shtator, Bullgaria do të marrë pjesë edhe një herë në nismën e Ditëve Evropiane të Trashëgimisë. Tema e këtij viti është Trashëgimia e Gjallë, ose njohuritë, aftësitë dhe zakonet tradicionale të përcjella brez pas brezi. Janë planifikuar dhjetëra punëtori krijuese, studio artistike, festivale, koncerte, lexime letrare, leksione etj.
Çdo vit në shtator, vendet që kanë nënshkruar Konventën Evropiane të Kulturës marrin pjesë në Ditët e Trashëgimisë Evropiane - një nismë e përbashkët e Këshillit të Evropës dhe Komisionit Evropian. Qëllimi është që njerëzit të njohin dhe vlerësojnë trashëgiminë e tyre dhe lidhjet midis popujve evropianë.“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...