Me mbi 200 ngjarje në të gjithë vendin në shtator, Bullgaria do të marrë pjesë edhe një herë në nismën e Ditëve Evropiane të Trashëgimisë. Tema e këtij viti është Trashëgimia e Gjallë, ose njohuritë, aftësitë dhe zakonet tradicionale të përcjella brez pas brezi. Janë planifikuar dhjetëra punëtori krijuese, studio artistike, festivale, koncerte, lexime letrare, leksione etj.
Çdo vit në shtator, vendet që kanë nënshkruar Konventën Evropiane të Kulturës marrin pjesë në Ditët e Trashëgimisë Evropiane - një nismë e përbashkët e Këshillit të Evropës dhe Komisionit Evropian. Qëllimi është që njerëzit të njohin dhe vlerësojnë trashëgiminë e tyre dhe lidhjet midis popujve evropianë.Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...
Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..