Pas një pauze tridhjetë vjeçare, gjimnastet bullgare triumfuan sërish. Zhenina Trashlieva, Sofia Ivanova, Kamelia Petrova, Rachel Stojanov dhe Radina Tomova u bënë kampione në garën ekipore në Kampionatin e 40-të Botëror të Gjimnastikës Ritmike në Valencia të Spanjës. Në vitin 1993, sërish në Spanjë, por në Alicante, majën botërore e pushtuan Maria Petrova, Julia Bajçeva dhe Branimira Markova, aktualisht kryetrajnere e kombëtares.
Sportistet tona individuale - Borjana Kalejn (me medalje argjendi për kombinimin me shkopinj dhe fjongo) dhe Stilijana Nikollova (me çmim bronzi në kombinimin me top), si dhe ansambli ynë grumbulluan gjithsej 330.150 pikë. Kështu ata lanë pas ekipet e Gjermanisë (326.350 pikë) dhe të Italisë (323.850 pikë). Kontribut në renditjen e skuadrës ka dhënë edhe debutuesja Eva Brezalieva, e cila luajti vetëm në kombinimin me fjongo.Stilijana Nikollova , e cila përfundoi e dyta në garën e gjithanshme në Kupën Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje, fitoi medalje të arta në finalet e rrethit dhe topit. Bullgarja tjetër në garën individuale, Eva Brezalieva , fitoi një..
Në ekipin kombëtar në kampionate, turne dhe kampe, komunikimi duhet të bëhet në gjuhën zyrtare të vendit - bullgarisht. Kështu vendosi në një mbledhje Bordi Drejtues i Federatës Bullgare të Mundjes, të cilën në muajin mars e drejtoi mundësja më e..
Anxhelika Nenova , garuesja më e re bullgare në Kampionatin Evropian të Shahut klasik për femra në Greqi, fitoi ndeshjen e saj në raundin e katërt. Shahistja 15-vjeçare e CSKA-së ka mposhtur me topin e bardhë Aleksandra Lach nga Polonia. Në këtë..
Valentina Georgieva fitoi medaljen e bronztë në finalen e traut në Kupën Botërore të Gjimnastikës Artistike në Kajro. Kajla Nemur nga Algjeria u bë..