Pas një pauze tridhjetë vjeçare, gjimnastet bullgare triumfuan sërish. Zhenina Trashlieva, Sofia Ivanova, Kamelia Petrova, Rachel Stojanov dhe Radina Tomova u bënë kampione në garën ekipore në Kampionatin e 40-të Botëror të Gjimnastikës Ritmike në Valencia të Spanjës. Në vitin 1993, sërish në Spanjë, por në Alicante, majën botërore e pushtuan Maria Petrova, Julia Bajçeva dhe Branimira Markova, aktualisht kryetrajnere e kombëtares.
Sportistet tona individuale - Borjana Kalejn (me medalje argjendi për kombinimin me shkopinj dhe fjongo) dhe Stilijana Nikollova (me çmim bronzi në kombinimin me top), si dhe ansambli ynë grumbulluan gjithsej 330.150 pikë. Kështu ata lanë pas ekipet e Gjermanisë (326.350 pikë) dhe të Italisë (323.850 pikë). Kontribut në renditjen e skuadrës ka dhënë edhe debutuesja Eva Brezalieva, e cila luajti vetëm në kombinimin me fjongo.Grigor Dimitrov e nisi me fitore pjesëmarrjen në turneun e tenisit të serisë “Masters” në fusha të kuqe në Monte Karlo. Në raundin e parë ai mposhti Nikolas Hari nga Kili me 6:3, 6:4. Kështu, tenisti bullgar, i renditur i 15-ti në skemën e turneut,..
Ndeshja nuk duhet të jetë një fushë beteje, por një vend ku mund ta çoni fëmijën tuaj - ky motiv bashkoi organizatorët e fushatës "Në ndeshje me një luleshqerrë". Fushata do të zhvillohet në kuadrin e katër ditëve - nga 11 deri më 14 prill dhe do..
Kampionet evropiane për vitin 2023 nga ekipi bullgar i femrave Viktoria Radeva dhe Antoaneta Stefanova përfunduan me fitore ndeshjet e tyre në raundin e shtatë të Kampionatit Evropian Individual të Shahut Klasik në ishullin Rodos. Viktoria Radeva..
Valentina Georgieva fitoi medaljen e bronztë në finalen e traut në Kupën Botërore të Gjimnastikës Artistike në Kajro. Kajla Nemur nga Algjeria u bë..