Pas një pauze tridhjetë vjeçare, gjimnastet bullgare triumfuan sërish. Zhenina Trashlieva, Sofia Ivanova, Kamelia Petrova, Rachel Stojanov dhe Radina Tomova u bënë kampione në garën ekipore në Kampionatin e 40-të Botëror të Gjimnastikës Ritmike në Valencia të Spanjës. Në vitin 1993, sërish në Spanjë, por në Alicante, majën botërore e pushtuan Maria Petrova, Julia Bajçeva dhe Branimira Markova, aktualisht kryetrajnere e kombëtares.
Sportistet tona individuale - Borjana Kalejn (me medalje argjendi për kombinimin me shkopinj dhe fjongo) dhe Stilijana Nikollova (me çmim bronzi në kombinimin me top), si dhe ansambli ynë grumbulluan gjithsej 330.150 pikë. Kështu ata lanë pas ekipet e Gjermanisë (326.350 pikë) dhe të Italisë (323.850 pikë). Kontribut në renditjen e skuadrës ka dhënë edhe debutuesja Eva Brezalieva, e cila luajti vetëm në kombinimin me fjongo.Sosllan Farniev nuk do të jetë më trajner i ekipit kombëtar bullgar të mundjes në stilin klasik. Ai e njoftoi vetë këtë pas përfundimit të Kampionatit Evropian të Mundjes në Bratislavë, që u zhvillua nga 7 deri më 13 prill. Pasi në mars të këtij viti..
Angell Rusev fitoi në mënyrë të jashtëzakonshme titullin e tij të pestë radhazi evropian në Kampionatin Evropian në Moldavi, pas një zhvillimi jashtëzakonisht dramatik të garës te peshëngritësit 55 kilogramë. Bullgari 23-vjeçar bëri vetëm një..
Bullgari Karlos Nasar është shpallur “Peshëngritësi më i mirë në Evropë” për vitin 2024 në klasifikimin e Federatës Evropiane të Peshëngritjes dhe degës evropiane të Shoqatës Ndërkombëtare të Gazetarëve Sportivë. Viti i kaluar ishte më i..
Valentina Georgieva fitoi medaljen e bronztë në finalen e traut në Kupën Botërore të Gjimnastikës Artistike në Kajro. Kajla Nemur nga Algjeria u bë..