Ministri i mbrojtjes Todor Tagarev u takua me ambasadoren e Republikës së Maqedonisë së Veriut Agneza Rusi Popovska, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Të dy u shprehën të kënaqur për bashkëpunimin e mirë dhe dialogun intensiv politik në fushën e mbrojtjes, si në baza dypalëshe, ashtu edhe brenda NATO-s. Në fokus të bisedës së tyre ishte kontributi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në masat për forcimin e krahut lindor përmes pjesëmarrjes në Grupin e Betejës Shumëkombëshe të NATO-s në Bullgari me shtetin kuadër të Italisë, zhvillimin e ardhshëm të grupit të betejës në nivel brigade, si dhe lidhjet e transportit. Tagarev shprehu mbështetje për të ardhmen evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut në përmbushjen e zotimeve dhe theksoi rëndësinë e saj jo vetëm për bashkëpunimin tonë dypalësh, por edhe për sigurinë dhe zhvillimin e të gjithë rajonit.
Pak ditë më parë, ministri i mbrojtjes diskutoi për rreziqet e sigurisë në Detin e Zi me kolegët e tij rumunë dhe ukrainas Angel Talvar dhe Oleksij Reznikov dhe me ambasadorët e Holandës në Bullgari, Simon van der Borgh dhe të Turqisë, Aileen Sekizkök.Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Ne punojmë me Institutin INSAIT të Universitetit të Sofjes. Nëse projekti ynë miratohet, në vitin 2026, do të ndërtojmë një fabrikë të inteligjencës artificiale (AI), tha për BNR Petër Statev nga Bordi Mbikëqyrës i “Sofja Teh Park”. Superkompjuteri..
Bullgaria mori sinjale inkurajuese në takimin e Eurogrupit."Vendi bëri një përparim të mëtejshëm në përmbushjen e kriterit të stabilitetit të çmimeve", tha Komisioneri Evropian për Ekonominë Valdis Dombrovskis. Kur Sofja konsideron se është gati të..
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për..
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e..
Ekspozita Ndërkombëtare për Vreshtari dhe Verëtari "Vinaria 2025" do të prezantojë trendet më të fundit në prodhimin e verës në Panairin e Plovdivit. Në..