Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U diskutua kontributi i Maqedonisë së Veriut në masat për forcimin e krahut lindor

Foto: mod.bg

Ministri i mbrojtjes Todor Tagarev u takua me ambasadoren e Republikës së Maqedonisë së Veriut Agneza Rusi Popovska, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Të dy u shprehën të kënaqur për bashkëpunimin e mirë dhe dialogun intensiv politik në fushën e mbrojtjes, si në baza dypalëshe, ashtu edhe brenda NATO-s. Në fokus të bisedës së tyre ishte kontributi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në masat për forcimin e krahut lindor përmes pjesëmarrjes në Grupin e Betejës Shumëkombëshe të NATO-s në Bullgari me shtetin kuadër të Italisë, zhvillimin e ardhshëm të grupit të betejës në nivel brigade, si dhe lidhjet e transportit. Tagarev shprehu mbështetje për të ardhmen evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut në përmbushjen e zotimeve dhe theksoi rëndësinë e saj jo vetëm për bashkëpunimin tonë dypalësh, por edhe për sigurinë dhe zhvillimin e të gjithë rajonit.

Pak ditë më parë, ministri i mbrojtjes diskutoi për rreziqet e sigurisë në Detin e Zi me kolegët e tij rumunë dhe ukrainas Angel Talvar dhe Oleksij Reznikov dhe me ambasadorët e Holandës në Bullgari, Simon van der Borgh dhe të Turqisë, Aileen Sekizkök.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 4 korrikun 2024

Ditën e enjte mbi vend do të ketë vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 23°, në Sofje 15°. Temperatura maksimale do të jetë nga 25 deri në 30°, në kryeqytet 25°. Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do..

botuar më 24-07-03 7.35.MD
Rumen Radev

Presidenti: Kriza politike vazhdon

“Është e qartë se kriza politike vazhdon dhe zgjidhja e saj kërkon jo vetëm lënien mënjanë të interesave personale dhe partiake, por kërkon edhe sjelljen e dukur.” Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev në margjinat e Kuvendit Popullor pasi deputetët..

botuar më 24-07-03 6.03.MD

Parlamenti e hodhi poshtë projekt-kabinetin e GERB-SDS

Pas debateve të ashpra, parlamenti hodhi poshtë kabinetin e propozuar nga GERB-SDS me kryeministrin Rosen Zheljazkov. 98 deputetë e mbështetën, 138 deputetë votuan “kundër”, dy abstenuan. Kujtojmë se Zheljazkov, që përfaqëson forcën e parë politike në..

botuar më 24-07-03 5.16.MD