E lindur në Minneapolis, Minesota, SHBA, përkthyesja Angela Rodel u nderua nga ministri i kulturës Krëstju Krëstev me çmimin “Kontribut në zhvillimin e kulturës”. Çmimi prestigjioz iu dha për kontributin e saj në popullarizimin e kulturës bullgare dhe përkthimin e romanit “Strehim kohe” nga Georgi Gospodinov, për të cilin ajo së bashku me autorin e shquar bullgar fitoi çmimin prestigjioz ndërkombëtar letrar Booker.
Në vitin 2014, Angela Rodel mori nënshtetësinë bullgare për punën e saj të përkthimit dhe kontributin në kulturën bullgare. Falë saj, krijimtaria e shkrimtarit bullgar Georgi Gospodinov është e njohur edhe në SHBA.
Më 27 tetor mbushen 165 vjet nga lindja e akademikut Aleksandër Teodorov-Ballan, i cili ishte teoricieni i parë i gjuhës letrare, fonetikës dhe gramatikës bullgare. Ai lindi në vitin 1859 në fshatin Kubej të Besarabisë. U diplomua në shkollën e..
Pas Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman(1878), arkitektë nga Evropa u dyndën në Sofje, kryeqytetin e ri bullgar të shpallur në vitin 1879, për t'i dhënë asaj një pamje moderne dhe një organizim funksional. Në vitet 90-të të shekullit XX,..
Pasi i kushtoi 23 vite të jetës së tij Marinës Mbretërore, britaniku Darren Carter vendosi të tërhiqej në vitin 2013. Ai pranon se për vite me radhë ka lundruar pa qëllim nëpër “ujërat e trazuar të jetës” – nga puna në punë, nga vendi në vend. Derisa..