Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sekretet e Sofjes: Fati i arkitektit të Kompleksit Qendror të mbuluar Tregtar të kryeqytetit Naum Torbov

Foto: Historical Routes Sofia

Pas Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman(1878), arkitektë nga Evropa u dyndën në Sofje, kryeqytetin e ri bullgar të shpallur në vitin 1879, për t'i dhënë asaj një pamje moderne dhe një organizim funksional. Në vitet 90-të të shekullit XX, gjenerata e parë e arkitektëve bullgarë të diplomuar jashtë vendit u kthye në Bullgari dhe filloi të krijojë. Ndër yjet e kësaj plejade është Naum Torbov, i cili na la trashëgim një sërë perlash arkitekturore që kontribuuan në evropianizimin e qytetit, disa prej të cilave, për fat të mirë, janë të ruajtur deri më sot.

Kisha „Shenjtor Kirill dhe Metodij“ në Tregun e Grave

Arkitekti i ardhshëm lindi në vitin 1880 në fshatin Gopesh, rajoni i Manastirit, në kufijtë e Maqedonisë së sotme të Veriut. Dy vjet më vonë, familja e tij u transferua në qytetin danubian Orjahovo.I riu mbaroi shkollën e mesme në një qytet tjetër përgjatë Danubit - Ruse, më pas, i pasionuar pas arkitekturës, u nis për në Rumani. Prapëseprapë si u zhvillua jeta e të riut pas kësaj? 

Ndërtesa e Hentovit, 1906

“Ai studioi arkitekturë në kryeqytetin rumun Bukuresht, i cili në atë kohë ishte një qytet shumë më i madh se Sofja, me arkitekturë jashtëzakonisht të bukur dhe të pasur. Ai u diplomua atje në Institutin e Arteve të Bukura dhe natyrisht gjithçka që haste si tendenca në arkitekturën rumune në atë kohë pati një ndikim të madh tek ai. Por më pas, burimi kryesor i frymëzimit për të ishte kryeqyteti austro-hungarez Vjena. Ai udhëtonte atje shpesh pikërisht për të njohur arkitekturën e qytetit - si arkitekturën më të vjetër ashtu edhe atë nga fundi i shekullit të XIX-të dhe fillimi i shekullit të XX-të, arkitektura karakteristike Secession” – tregon për Radio Sofjen Zdravko Petrov, krijuesi i projektit Itineraret Historike të Sofjes.

Hoteli i vjetër „Splendid“ (më vonë Hoteli „Ljulin“)

Pas kthimit në Bullgari, Torbov u emërua shef i Departamentit të Arkitekturës në Bashkinë Metropolitane dhe më pas filloi të projektonte si profesionist i lirë.

Kompleksi Qendror i mbuluar Tregtar, 1930

Periudha rreth vitit 1907 dhe më pas deri në Luftërat Ballkanike, sipas Petrovit, ishin periudha më e frytshme për Torbovin:

“Sigurisht, kjo nuk është një surprizë, pasi kjo është një nga periudhat më emocionuese në historinë arkitekturore dhe ndërtimore të Sofjes dhe Bullgarisë. Në vitin 1907 ai fitoi konkursin për Kompleksin Qendror të mbuluar Tregtar në kryeqytet. Atëherë ai hartoi projektin për ndërtimin e tregut të mbuluar të Sofjes, i cili për kohën e tij ishte një ndërtesë me një rëndësi vërtet të madhe për qytetin, një simbol i modernizmit, që duhej të zëvendësonte atmosferën e deritanishme orientale në tregjet e Sofjes. Ky treg i mbyllur u ndërtua sipas tendencave më të mira të kohës së tyre, duke ofruar gjithçka të nevojshme për ruajtjen cilësore dhe të shëndetshme të produkteve ushqimore.”

Hoteli „Bulevard“

Dhe sot mund të shijojmë ndërtesën e restauruar të Kompleksit Qendror Tregtar, që ngrihet në bulevardin “Maria Lluiza”. Duhet theksuar se me këtë bulevard janë të lidhura jo pak objekte të projektuara nga ky arkitekt. Në afërsi të drejtpërdrejtë ndodhej edhe kinemaja “Odeon”, e projektuar dhe e ndërtuar nga Torbov dhe shumë e njohur në atë kohë, e shkatërruar gjatë bombardimeve të Sofjes në Luftën e Dytë Botërore.

Ndërtesa me restorantin „Gambrinus“, 1922

Fatkeqësisht, si shumë prej ndërtesave të projektuara nga arkitekti Torbov, i gjithë arkivi i tij, i cili ndodhej në studion e tij në bulevard "Maria Lluiza", ra viktimë e bombardimeve. Më pas erdhi qeveria socialiste, e cila i hoqi pronat e paluajtshme, duke e çuar në absurditet që ai të jetonte me familjen në një ndërtesë të projektuar prej tij dhe të paguante qira.

Naum Torbov me nipin e tij

Për të mbajtur familjen e tij, Naum Torbov u detyrua të punojë si arkitekt-punëtor në Drejtorinë e Planifikimit të Qytetit Metropolitane Drejtoria e Urbanistikës Metropolitane. Vdiq nga kanceri në vitin 1952.

Më shumë mund të lexoni në botimet e mëposhtme të Radio Bullgarisë:


Përpiloi: Miglena Ivanova sipas materialeve të Radio Sofjes

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fotografja Mihaella Arojo: Është e rëndësishme të njohim historinë e bullgarëve të Besarabisë

Mihaella Arojo është një fotografe profesioniste nga Varna dhe nuk ka të afërm apo miq që janë bullgarë besarabianë. Megjithatë, në vitin 2019, e impresionuar nga një prej udhëtimeve të saj në një festival të të rinjve në një fshat moldav, ajo vendosi..

botuar më 24-12-02 7.30.PD
Ekaterina Titova

Shën Joani i Rilës dhe Shën Joani i Kronshtadit - dy mrekullibërës "Përmes fuqisë së Krishtit"

Në festën e Hyrjes së Nënës së Zotit në Tempull më 21 nëntor sipas Kalendarit Gregorian dhe Ditën e Kryeengjëjve Mihaill dhe Gavrijil sipas Kalendarit Julian, piktorja Ekaterina Titova prezantoi veprat e saj të reja në ekspozitën "Përmes fuqisë së..

botuar më 24-11-25 7.20.PD

Një bullgare me çmimin prestigjioz Global Lifetime Achievement Women in Tech 2024

Bullgarja Sasha Bezuhanova, një menaxhere e njohur ndërkombëtarisht në industrinë dixhitale dhe një filantrope, u nderua me çmimin prestigjioz Women in Tech Global Lifetime Achievement 2024 për një kontribut të përgjithshëm në zhvillimin e teknologjisë dhe..

botuar më 24-11-19 3.31.MD