Një kalendar me foto të pamjeve kulturore apo historike nga Bullgaria është duke u përgatitur për vitin e ardhshëm nga Shoqata Bullgare “Ëndrra” në qytetin e Katalonisë Lerida, i njohur ndryshe edhe si Lejda.
Në secilën faqe të tij do të vendoset një foto e një këndi interesant në një qytet apo fshat bullgar, me informacion të shkurtër për objektin e paraqitur.
Ata që dëshirojnë të kontribuojnë në krijimin e kalendarit mund të ngarkojnë fotografinë e tyre të zgjedhur në faqen e Facebook të Shoqatës së Bullgarëve në Lejda – “Ëndrra”, ose ta dërgojnë në email - catalaconta@gmail.com.
Në fund të qershorit, bullgarë dhe katalanas nga trupa teatrore “Ëndrra” prezantuan pjesën “Milioneri” në gjuhën katalanase në kuadër të ekspozitës së arteve teatrore të mbajtur në Lejda.
“Milioneri” i klasikut të letërsisë bullgare Jordan Jovkov është shfaqja e parë teatrore bullgare që prezantohet në katalanisht. Veprimtaria është pjesë e projektit “Na trego në katalanisht për traditat bullgare” të Shoqatës së Bullgarëve në Leida – “Ëndrra”, qëllimi i së cilës është të mbështesë krijimin e një lidhjeje midis kulturave të dy vendeve. Me të punon edhe Shkolla e së Dielës “Paisij Hilendarski”.
Përpilues: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Shoqata e Bullgarëve „Ëndrra“
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..