Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Do të vendosin një basoreliev të një samurai japonez në vendpushimin “Sveti Vllas”

Seigo Yamazawa (1846 – 1897)
Foto: arkiv

Në resortin bregdetar të Shën Vllasit (“Sveti Vllas”) do të inaugurohet sot basorelievi i samurait japonez Seigo Yamazawa, pjesëmarrës në Luftën Çlirimtare për Bullgarinë (1877-1878) dhe mbrojtës i çështjes kombëtare bullgare. Në ceremoni do të marrë pjesë edhe ambasadori japonez Narahira Hiroshi.

Monumenti i samurait është vendosur në "Rrugicën e Popujve" te porti i jahteve, ku gjenden basorelieve të heronjve bullgarë Vasill Levski dhe Hristo Botev, gazetarit amerikan Januarius McGahan, të bashkuesit të Italisë Giuseppe Garibaldi, poetit dhe dramaturgut gjerman Schiller, si dhe të personaliteteve të tjera botërore.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Katedralja e Patrikanës “Shën Aleksandër Nevski” feston 100 vjet nga themelimi

Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër Nevski”. Për një shekull të tërë, Katedralja është "dëshmitare e të gjitha emocioneve, shpresave dhe..

botuar më 24-11-22 6.10.PD

Parashikimi i motit për 22 nëntorin

Ditën e premte era nga jugu do të forcohet dhe do të jetë mesatare dhe e fortë, në vendet paraballkanike dhe në shpatet veriore të maleve nga Bullgaria Jugore – me stuhi. Vranësirat do të jenë të shpërndara, të konsiderueshme në zonat perëndimore, por..

botuar më 24-11-21 7.40.MD

Mungesa e energjisë elektrike pritet në fillim të vitit të ardhshëm

Sipas një analize të Operatorit të Sistemit të Energjisë Elektrike, mungesa e energjisë elektrike pritet që në janar dhe shkurt. Në një konferencë tematike të organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë në Sofje, Deljan Dobrev nga GERB shpjegoi..

botuar më 24-11-21 6.31.MD