Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit publikoi udhëzime për procedurën e vërtetimit të origjinës bullgare. Sipas tyre, mbi bazën e origjinës bullgare aplikantët për vizë D në përfaqësitë diplomatike të Bullgarisë jashtë vendit paraqiten në zyrën konsullore për përkthim dhe vërtetim të dokumenteve origjinale për origjinën bullgare, si dhe për vërtetimin e Deklaratës së Vetëndërgjegjes Kombëtare Bullgare. Aplikantët dërgojnë në mënyrë të pavarur kompletin e plotë të dokumenteve me postë ose me korrier në adresën e Agjencisë, duke i paguar vetë shpenzimet. Agjencia pranon, regjistron dhe deklaron vendimin e saj për origjinën bullgare.
Nëse ka një status në faqen e internetit të Agjencisë për lëshimin e një Certifikate për origjinën bullgare, aplikanti për vizë D merr një foto të statusit dhe ia bashkëngjit dokumenteve të aplikimit. Me kusht që të gjitha dokumentet e tjera që vërtetojnë arsyet për marrjen e vizës D janë të rregullta, me mbërritjen në Bullgari aplikanti paraqet një kërkesë në Drejtorinë e Migracionit.
Algoritmi i veprimit është në këtë adresë:
https://www.aba.government.bg/news/informatsiya-za-litsata-kandidatstvashchi-za-viza-d/354?fbclid=IwAR1ZiWCZ9x1W1As8nEQAbAcwjqg62rmLl-PqKQWKJ3QRYYrt15QOebqNZzkUniversiteti Teknik në Sofje është ndoshta i vetmi në Bullgari që përveç bullgarishtes ofron shkollimin bachelor dhe master edhe në tri gjuhë të tjera - anglisht, gjermanisht dhe frëngjisht, shkruan gazeta "24 Çasa". Gjigantët globalë si IBM, NIDEC, Shwarz..
Në mes të janarit të këtij viti tetë shoqata kulturore dhe arsimore bullgare nga Bosilegradi, Caribrodi, Zvonci, Vranja, Pirot dhe Niš i dërguan një letër të hapur Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, Avokatit të Popullit Zoran Pašalić, Delegacionit të..
Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të identitetit në Evropë për vitin 2024, njoftoi Ministria e Brendshme. Përveç dizajnit të saj modern dhe..
152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon..