Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit publikoi udhëzime për procedurën e vërtetimit të origjinës bullgare. Sipas tyre, mbi bazën e origjinës bullgare aplikantët për vizë D në përfaqësitë diplomatike të Bullgarisë jashtë vendit paraqiten në zyrën konsullore për përkthim dhe vërtetim të dokumenteve origjinale për origjinën bullgare, si dhe për vërtetimin e Deklaratës së Vetëndërgjegjes Kombëtare Bullgare. Aplikantët dërgojnë në mënyrë të pavarur kompletin e plotë të dokumenteve me postë ose me korrier në adresën e Agjencisë, duke i paguar vetë shpenzimet. Agjencia pranon, regjistron dhe deklaron vendimin e saj për origjinën bullgare.
Nëse ka një status në faqen e internetit të Agjencisë për lëshimin e një Certifikate për origjinën bullgare, aplikanti për vizë D merr një foto të statusit dhe ia bashkëngjit dokumenteve të aplikimit. Me kusht që të gjitha dokumentet e tjera që vërtetojnë arsyet për marrjen e vizës D janë të rregullta, me mbërritjen në Bullgari aplikanti paraqet një kërkesë në Drejtorinë e Migracionit.
Algoritmi i veprimit është në këtë adresë:
https://www.aba.government.bg/news/informatsiya-za-litsata-kandidatstvashchi-za-viza-d/354?fbclid=IwAR1ZiWCZ9x1W1As8nEQAbAcwjqg62rmLl-PqKQWKJ3QRYYrt15QOebqNZzkMë 25 janar 1935 u nënshkrua dekreti i Mbretit Boris III, me të cilin transmetimet radiofonike në Bullgari u bënë pronë shtetërore dhe kështu zyrtarisht u vu fillimi i "Radio Sofjes", siç quhej Radioja Kombëtare Bullgare. Në qershor të po këtij viti, si..
Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të shoqërohet me iniciativa të ndryshme dhe kulmi do të jetë ceremonia e ndarjes së Çmimeve Vjetore të..
Më 25 janar 2025 mbushen 90 vjet nga krijimi i Radios Kombëtare Bullgare. Media jonë e feston përvjetorin me një sërë ngjarjesh. Në një transmetim special sot do të prezantohet një projekt multimedial - një ekspozitë virtuale, e cila do të jetë e..
152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon..