Grigor Dimitrov mposhti Ilya Ivashka në tre sete - 6:3, 6:4 dhe 6:4. Ai u kualifikua në raundin e tretë të turneut Grand Slam në Wimbledon - Londër. Bullgari e kapërceu lehtësisht rezistencën e rivalit të tij nga Bjellorusia. Tenisti më i mirë bullgar realizoi 11 ase dhe 31 goditje fituese në këtë ndeshje.
Në xhiron e tretë për një vend në tetë finale, Dimitrov do të përballet me amerikanin Frances Tiafoe, i cili është i dhjeti në skemën kryesore të turneut. Kjo do të jetë ndeshja e katërt mes të dyve. Deri më tani Grigori është në krye me fitore 2-1.Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..
Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova fitoi raundin e parë të turneut të tenisit WTA 1000 në Pekin me një fond çmimesh prej afro 9 milionë euro. Ajo mundi Lesja Curenko nga Ukraina me 6:3, 6:3. Kundërshtarja e radhës e bullgares, e cila është e..