Grigor Dimitrov mposhti Ilya Ivashka në tre sete - 6:3, 6:4 dhe 6:4. Ai u kualifikua në raundin e tretë të turneut Grand Slam në Wimbledon - Londër. Bullgari e kapërceu lehtësisht rezistencën e rivalit të tij nga Bjellorusia. Tenisti më i mirë bullgar realizoi 11 ase dhe 31 goditje fituese në këtë ndeshje.
Në xhiron e tretë për një vend në tetë finale, Dimitrov do të përballet me amerikanin Frances Tiafoe, i cili është i dhjeti në skemën kryesore të turneut. Kjo do të jetë ndeshja e katërt mes të dyve. Deri më tani Grigori është në krye me fitore 2-1.Adriana Bojaxhieva solli medaljen e parë të artë për Bullgarinë nga Kampionati Evropian i Karatesë për të rinj në qytetin polak Bielsko-Biala. Në finalen e kategorisë 54 kg., kumite, Adriana shënoi një tjetër sukses bindës – ndaj Sofia Halievska nga Ukraina..
Maja e katërt më e lartë në malin Rilla, e njohur deri tashti si "Pa emër", tani do të mbajë emrin e alpinistit Ljudmill Jankov në kujtim të alpinistit të ndjerë bullgar dhe heroit të ekspeditës bullgare në Everest në 1984. Kjo bëhet me dekret të..
Zhytësit bullgarë fituan shtatë medalje në garën e parë të vitit në kalendarin e Federatës Ndërkombëtare të Notit në Eindhoven (Holandë). Cvetomir Ereminov zuri vendin e parë tek meshkujt në zhytjen nga një platformë, me gjithsej 35 415 pikë. Së bashku me..
Stilijana Nikollova , e cila përfundoi e dyta në garën e gjithanshme në Kupën Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje, fitoi medalje të arta në..