"Temat e sigurisë dhe mbrojtjes ishin në fokus të takimit midis kryeministrit Nikollaj Denkov, zëvendëskryeministres dhe ministres së punëve të jashtme Maria Gabriel dhe Presidentit të Ukrainës Volodimir Zelenski. Ne shprehëm solidaritetin tonë me Ukrainën dhe popullin ukrainas." Kështu ka shkruar Gabriel në profilin e saj në Facebook pas një takimi në Këshillin e Ministrave me presidentin e Ukrainës Volodimir Zelenski, i cili ndodhet për një vizitë njëditore në Bullgari me ftesë të kryeministrit Nikollaj Denkov.
Vizita e Volodimir Zelenskit është e para në Evropën Juglindore që nga fillimi i luftës së Rusisë në Ukrainë. Nga ana bullgare, në vendin e sulmuar është bërë një vizitë zyrtare - nga kryeministri Kirill Petkov në prill të këtij viti.
Në Këshillin e Ministrave, kryeministri i Bullgarisë Nikollaj Denkov dhe Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski nënshkruan një deklaratë të përbashkët për integrimin euroatlantik të Ukrainës.
"Bullgari, faleminderit për mbështetjen dhe mbrojtjen e popullit tonë. Është shumë e rëndësishme që në këtë krizë morale në Evropë, Bullgaria është kundërshtare e gjenocidit të Rusisë kundër vendit tonë, pavarësisë, lirisë dhe popullit tonë", tha Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Nikollaj Denkov në Këshillin e Ministrave.
Kryeministri Denkov theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së. Ai theksoi se Bullgaria është e gatshme të marrë pjesë në rindërtimin e Ukrainës pas luftës me ekspertizë dhe ndihmë materiale. "Një Ukrainë e pavarur dhe sovrane është çelësi për sigurinë në rajon dhe Evropë," tha Denkov. Ai kujtoi gjithashtu se bashkësia më e madhe etnike bullgare jashtë vendit ndodhet në tokën ukrainase.
Të premten, më 7 korrik, Zelenski do të udhëtojë për në Stamboll, ku me presidentin turk Rexhep Erdogan do të diskutojë për marrëveshjen lidhur me drithërat në rajonin e Detit të Zi dhe zhvillimin e luftës në Ukrainë, raportoi Agjencia turke e Anadollit.
Në SHBA po afrohen zgjedhjet presidenciale, rezultati i të cilave do të ketë një ndikim të rëndësishëm në shkallë globale. Lidhur me këtë rast Agjencia e Sondazheve “Gallup International” bërë një anketim në 43 shtete rreth qëndrimeve ndaj Donald..
Fenomeni i votimit me opsionin “Nuk mbështes askënd” po rritet – 82 618 persona e zgjodhën në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit 2024. Për krahasim – në zgjedhjet parlamentare të prillit 2021, me “Nuk mbështes askënd” votuan 47 749 persona. Në një..
Pas marrjes parasysh të të gjitha protokolleve sektoriale, pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit ishte 38,94%, njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Numri mund të ndryshojë pas rinumërimit. Sipas informacioneve të..
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njoftoi shpërndarjen përfundimtare të mandateve në Asamblenë e 51-të Kombëtare pas zgjedhjeve të parakohshme..
Dukshmëria do të jetë e reduktuar vende-vende në lugina dhe ultësira mëngjesin e së enjtes . Përgjatë rrjedhës së Danubit do të ketë mjegull...
Kompanitë bullgare janë sanksionuar nga SHBA për mbështetjen e industrisë ushtarake ruse. Sipas Departamentit të Shtetit dhe Departamentit të..