Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Takimet e Volodimir Zelenskit në tokën bullgare

| rinovuar më 23-07-06 5.41.MD
Foto: Këshilli i Ministrave

"Temat e sigurisë dhe mbrojtjes ishin në fokus të takimit midis kryeministrit Nikollaj Denkov, zëvendëskryeministres dhe ministres së punëve të jashtme Maria Gabriel dhe Presidentit të Ukrainës Volodimir Zelenski. Ne shprehëm solidaritetin tonë me Ukrainën dhe popullin ukrainas." Kështu ka shkruar Gabriel në profilin e saj në Facebook pas një takimi në Këshillin e Ministrave me presidentin e Ukrainës Volodimir Zelenski, i cili ndodhet për një vizitë njëditore në Bullgari me ftesë të kryeministrit Nikollaj Denkov.

Vizita e Volodimir Zelenskit është e para në Evropën Juglindore që nga fillimi i luftës së Rusisë në Ukrainë. Nga ana bullgare, në vendin e sulmuar është bërë një vizitë zyrtare - nga kryeministri Kirill Petkov në prill të këtij viti.

Në Këshillin e Ministrave, kryeministri i Bullgarisë Nikollaj Denkov dhe Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski nënshkruan një deklaratë të përbashkët për integrimin euroatlantik të Ukrainës.

Ministri i Energjetikës i Bullgarisë, Rumen Radev, dhe ai i Ukrainës, Gjerman Galushçenko, nënshkruan një memorandum ndërmjet ministrive të energjetikës të Bullgarisë dhe Ukrainës për bashkëpunim në fushën e energjetikës.

"Bullgari, faleminderit për mbështetjen dhe mbrojtjen e popullit tonë. Është shumë e rëndësishme që në këtë krizë morale në Evropë, Bullgaria është kundërshtare e gjenocidit të Rusisë kundër vendit tonë, pavarësisë, lirisë dhe popullit tonë", tha Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Nikollaj Denkov në Këshillin e Ministrave.

Kryeministri Denkov theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së. Ai theksoi se Bullgaria është e gatshme të marrë pjesë në rindërtimin e Ukrainës pas luftës me ekspertizë dhe ndihmë materiale. "Një Ukrainë e pavarur dhe sovrane është çelësi për sigurinë në rajon dhe Evropë," tha Denkov. Ai kujtoi gjithashtu se bashkësia më e madhe etnike bullgare jashtë vendit ndodhet në tokën ukrainase.

Volodimir Zelenski u prit edhe nga homologu i tij bullgar Rumen Radev, i cili shprehu solidaritetin me popullin e Ukrainës dhe viktimat e luftës. Presidenti bullgar kujtoi se në muajt e parë Bullgaria u ka dhënë dorën mijëra qytetarëve të Ukrainës dhe shumë prej tyre vazhdojnë të jenë nën mbrojtjen e shtetit bullgar. Sipas Radev, konflikti në Ukrainë nuk ka zgjidhje ushtarake dhe për këtë arsye është e nevojshme të bëhen përpjekje të vazhdueshme për të de-përshkallëzuar dhe për të kërkuar një zgjidhje paqësore përmes diplomacisë. Ai deklaroi se nuk e përkrah ofrimin e armëve bullgare për Ukrainën, pasi kjo do të përfshijë vendin tonë në konfliktin ushtarak dhe në këtë mënyrë do të çonte në dobësimin e kapaciteteve të forcave të armatosura të Bullgarisë. "Populli i Bullgarisë e kupton se ky nuk është një konflikt, por një luftë. Është e drejta juaj të shprehni këtë qëndrim, por ukrainasit duhet të mbrohen, kështu qe lufta të mos vijë në Bullgari, Poloni apo diku tjetër", u përgjigj Zelenski.

Të premten, më 7 korrik, Zelenski do të udhëtojë për në Stamboll, ku me presidentin turk Rexhep Erdogan do të diskutojë për marrëveshjen lidhur me drithërat në rajonin e Detit të Zi dhe zhvillimin e luftës në Ukrainë, raportoi Agjencia turke e Anadollit.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 30 tetorin

Të mërkurën do të ketë vranësira të shpërndara. Në Bullgarinë Qendrore dhe në fushën e Trakisë së Epërme vranësira do të jetë e ndjeshme, e ulët dhe vende-vende me reshje të dobëta shiu. Pas mesditës vranësirat do të zvogëlohen deri në mot..

botuar më 24-10-29 7.40.MD

PP-DB bëri thirrje për një kordon sanitar rreth Deljan Peevskit

Koalicioni PP-DB, i dalë si forca e dytë politike në parlamentin e ri, u bëri thirrje të gjitha partive dhe grupeve parlamentare në një konferencë për shtypin për të bërë të qartë se nuk do të punojnë me DPS-Fillimi i Ri në asnjë formë. “Po bëjmë..

botuar më 24-10-29 6.23.MD
Ivelin Mihajllov

“Veliçie” nuk i mjaftojnë 29 vota për të hyrë në parlament dhe do të kontestojë rezultatet

Partia “Veliçie”, e cila në 100% të numërimit të protokolleve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) doli me rezultat 3.999% në vend të 4% të nevojshme për të hyrë në parlament, do të kërkojë anulimin e zgjedhjeve. Këtë e bëri të ditur për BNR..

botuar më 24-10-29 5.27.MD