Belene dhe Nikopoll janë mikpritës të destinacionit të parë rajonal të rrugës së çiklizmit "Dunav Ultra" - "Persina me një biçikletë". Ngjarja do të zhvillohet më 1 korrik dhe përfshin një turne me biçikletë përgjatë një rruge historike piktoreske që lidh dy qytetet e Danubit, raporton BTA.
Pjesëmarrësit do të ndahen në dy kategori: "Gara" dhe "Hobi". Të parët do të sfidohen të kalojnë destinacionin në kohën më të shkurtër. Pjesa tjetër do të argëtohet duke kapërcyer trasenë me një aplikacion celular, duke ndjekur pikat e kontrollit të paracaktuara.
Në ditën e ngjarjes, pranë lumit Danub do të ndahet një zonë e veçantë argëtimi. Përveç kësaj, organizatorët kanë përgatitur aktivitete shtesë si një shëtitje-safari me anije peshkimi rreth ishullit Persina, një vizitë në të ashtuquajturat “Maldive Bullgare” rreth Nikopolit, një aventurë me kaike dhe vëzhgim zogjsh. Ngjarja do të ofrojë shumë argëtim, muzikë dhe një party DJ.
"Persina me një biçikletë" është pjesë e serisë së aktiviteteve me rastin e 10-vjetorit të rrugës "Dunav Ultra" dhe realizohet me mbështetjen financiare të bashkive Belene, Nikopoll dhe fondacionit "Amerika për Bullgarinë".
Kalimi tradicional masiv i itinerarit “Dunav Ultra” këtë vit do të nisë më 5 shtator nga Vidini. Çiklistët do të kalojnë më shumë se 700 km përgjatë pjesëve piktoreske rreth Danubit deri në Durankullak. Vitin e kaluar, kalimi me biçikletë u shënua me rekorde - një numër rekord pjesëmarrësish - mbi 160 nga Bullgaria dhe Rumania, një numër rekord i komunave partnere - 12, transmetoi BTA.
Shikoni më tepër:
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: dunavultra.com, Facebook / Dunav UltraSofja nuk është ndër kryeqytetet më të vizituara evropiane, por ka shumë për të ofruar - qyteti është modern, duke ruajtur hijeshinë e së kaluarës. Kryeqyteti bullgar është një alternativë e mirë për Parisin dhe Londrën, shkruan edicioni bullgar i..
E vendosur në Rillën Veriperëndimore, në luginën e lumit Maljovica, shtëpia malore "Maljovica" është ndër më të njohurat në mesin e alpinistëve në Bullgari - për pushime, për të ngrënë apo pije freskuese dhe si pikënisje për një sërë majash -..
Qyteti turistik Primorsko në bregdetin tonë jugor po pret Forumin e Detit të Zi 2024, ku kompanitë dhe bashkitë më të suksesshme në rajonin e Detit të Zi do të nderohen në një ceremoni zyrtare më 6 shtator 2024 në qendër të qytetit. Për të nëntin..