Belene dhe Nikopoll janë mikpritës të destinacionit të parë rajonal të rrugës së çiklizmit "Dunav Ultra" - "Persina me një biçikletë". Ngjarja do të zhvillohet më 1 korrik dhe përfshin një turne me biçikletë përgjatë një rruge historike piktoreske që lidh dy qytetet e Danubit, raporton BTA.
Pjesëmarrësit do të ndahen në dy kategori: "Gara" dhe "Hobi". Të parët do të sfidohen të kalojnë destinacionin në kohën më të shkurtër. Pjesa tjetër do të argëtohet duke kapërcyer trasenë me një aplikacion celular, duke ndjekur pikat e kontrollit të paracaktuara.
Në ditën e ngjarjes, pranë lumit Danub do të ndahet një zonë e veçantë argëtimi. Përveç kësaj, organizatorët kanë përgatitur aktivitete shtesë si një shëtitje-safari me anije peshkimi rreth ishullit Persina, një vizitë në të ashtuquajturat “Maldive Bullgare” rreth Nikopolit, një aventurë me kaike dhe vëzhgim zogjsh. Ngjarja do të ofrojë shumë argëtim, muzikë dhe një party DJ.
"Persina me një biçikletë" është pjesë e serisë së aktiviteteve me rastin e 10-vjetorit të rrugës "Dunav Ultra" dhe realizohet me mbështetjen financiare të bashkive Belene, Nikopoll dhe fondacionit "Amerika për Bullgarinë".
Kalimi tradicional masiv i itinerarit “Dunav Ultra” këtë vit do të nisë më 5 shtator nga Vidini. Çiklistët do të kalojnë më shumë se 700 km përgjatë pjesëve piktoreske rreth Danubit deri në Durankullak. Vitin e kaluar, kalimi me biçikletë u shënua me rekorde - një numër rekord pjesëmarrësish - mbi 160 nga Bullgaria dhe Rumania, një numër rekord i komunave partnere - 12, transmetoi BTA.
Shikoni më tepër:
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: dunavultra.com, Facebook / Dunav UltraRuse tani mund të mburret me urën më të gjatë prej druri të ndërtuar për këmbësorët në Bullgari. Objekti është hapur në fund të vitit 2024 në Parkun Pyjor të Lipnikut. Ura me gjatësi totale 28 m është e pajisur me parmakë xhami dhe 7 dritare prej xhami..
Flamingoja rozë konsiderohej një specie ekzotike për Bullgarinë, por prej disa vitesh koloni të tëra kanë zgjedhur liqenet përreth Burgasit si vendbanimet e tyre. Aktualisht, më shumë se 450 gjallesa banojnë në zonat e lagështa të Burgasit. Shpendët..
Për herë të 16-të, më 1 janar, kalaja "Carevec" në Veliko Tërnovo (Bullgaria Veriore) priti turistin e parë. Ky është i vetmi rezervat arkitekturor-muzeor në vend që punon gjatë gjithë vitit dhe është muzeu më i vizituar në të hapur në vend. Turisti..