Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Buxheti mbështetet në rritjen e eksporteve, konsumit dhe mbledhjes së të ardhurave

Foto: Pixabay

Ministria e Financave publikoi projektligjin për buxhetin e shtetit në vitin 2023. Në të parashikohet që në fund të vitit inflacioni të jetë 5.6%. Rritja e parashikuar e PBB-së është 1.8 për qind, duke u mbështetur në rritjen e eksporteve dhe konsumit. Deficiti është 3%.

Gjithashtu është planifikuar që pagesat në vitin e dytë të amësisë të rriten dhe të barazohen me pagën minimale, d.m.th. nga 710 (357 euro) të rriten në 780 leva (392 euro), në mënyrë retroaktive nga 1 janari 2023. Pensionet rriten gjithashtu nga 1 korriku me 12 për qind.

Deri në vitin 2025 nuk parashikohet rritje e taksave dhe sigurimeve, por pritet përmirësim në mbledhjen e të ardhurave. Të ardhurat e premtuara janë 69,471 miliardë leva (34,911 miliardë euro). Shpenzimet janë 74,052 miliardë leva (37,212 miliardë euro) ose 40.1% e PBB-së.

Buxheti pritet të miratohet nga qeveria në fund të qershorit, të kalojë në parlament në korrik dhe të hyjë në fuqi më 1 gusht.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lëvizje në ekonominë bullgare, por në mënyrë të pabarabartë në fusha të ndryshme

Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..

botuar më 24-11-20 7.35.PD

Niveli i papunësisë në Bullgari është ruajtur edhe në tetor

Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..

botuar më 24-11-18 12.11.MD

Inflacioni mujor rritet 1.1%

Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..

botuar më 24-11-16 11.40.PD