Ministria e Financave publikoi projektligjin për buxhetin e shtetit në vitin 2023. Në të parashikohet që në fund të vitit inflacioni të jetë 5.6%. Rritja e parashikuar e PBB-së është 1.8 për qind, duke u mbështetur në rritjen e eksporteve dhe konsumit. Deficiti është 3%.
Gjithashtu është planifikuar që pagesat në vitin e dytë të amësisë të rriten dhe të barazohen me pagën minimale, d.m.th. nga 710 (357 euro) të rriten në 780 leva (392 euro), në mënyrë retroaktive nga 1 janari 2023. Pensionet rriten gjithashtu nga 1 korriku me 12 për qind.
Deri në vitin 2025 nuk parashikohet rritje e taksave dhe sigurimeve, por pritet përmirësim në mbledhjen e të ardhurave. Të ardhurat e premtuara janë 69,471 miliardë leva (34,911 miliardë euro). Shpenzimet janë 74,052 miliardë leva (37,212 miliardë euro) ose 40.1% e PBB-së.
Buxheti pritet të miratohet nga qeveria në fund të qershorit, të kalojë në parlament në korrik dhe të hyjë në fuqi më 1 gusht.
Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..