Sot Kisha Ortodokse Bullgare feston ditëlindjen e Shën Gjon Pagëzorit. Sipas besimit popullor kjo ditë u kushtohet barërave, të cilat këtë ditë kanë fuqi më të mëdha shëruese. Festa njihet në vendin tonë si Dita e Enjos (Enjovden) dhe rituali që lidhet me vjeljen e tyre vazhdon të respektohet në shumë vise të vendit.
Një prej tyre është fshati Mlladen i rrethit të Sevlievos, ku më 24 dhe 25 qershor zhvillohet Festivali i Barërave. Në kuadrin e dy ditëve, vizitorët e fshatit do të mësojnë më shumë për vetitë e bimëve të ndryshme që gjenden në vendin tonë, si dhe për efektin e dobishëm që ato kanë në shëndetin e njeriut. Pritet edhe një koncert i këngëtares popullore Petja Paneva, si dhe një konkurs për orientim me emrin “Labirinti i Shëndetit”.
Festivali është pjesë e aktiviteteve në fshatin Mlladen që nga viti 2013. Organizohet çdo vit me qëllim që të bashkojë artizanët, bletarët, si dhe ata që janë tërhequr nga fuqia shëruese e bimëve.
Shikoni më tepër:
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në rrëzë të parkut pyjor të qytetit të Momçillgradit në malin е Rodopeve, zhvillohet edicioni i dytë i Farmfestës "Momçillgrad". Festivali i fermerëve u ofron vizitorëve të tij pjata të shijshme nga Rodopet, njohje me kafshët dhe racat vendase,..
Gjatë gjithë të shtunës, më 25 maj, rezervati arkeologjik Nikopolis ad Istrum pranë Veliko Tërnovos do të presë edicionin e shtatë të Festivalit Antik "Nike - loja dhe fitorja" . Këtë vit në ngjarje do të ketë pjesëmarrës nga Austria, Gjermania,..
Në ditën e tetë para Pashkëve, ne festojmë Ditën e Shën Llazarit. Është e para nga tre festat kryesore të krishtera që lidhen me mrekullinë e Ringjalljes, e ndjekur nga e Diela e Palmave dhe Pashkët. Festa festohet çdo vit në data të ndryshme, por..