Nëse Bullgaria bashkohet me marrëveshjen për t'i dhënë Ukrainës 1 milion predha, do të jetë një gabim, deklaroi presidenti Rumen Radev para gazetarëve në një eko-forum në Sofje.
“Ju e shihni konfliktin duke u përshkallëzuar, duke sjellë rreziqe të mëdha, duke shteruar ekonomitë dhe sistemet tona sociale. Unë kam thënë si në Bullgari ashtu edhe në Bruksel se vendi ynë nuk duhet të ndërhyjë duke ofruar armë në luftën në Ukrainë. Kjo nuk është mënyra për t'i dhënë fund këtij konflikti”, pohon Radev.
Kryeministri Nikollaj Denkov komentoi nga vendpushimi Pamporovo se qëndrimi i Radevit për mbështetjen për Ukrainën është kontradiktor, se aty ka një tragjedi njerëzore, e cila nuk do të ndalet derisa të vendoset një paqe e drejtë dhe Bullgaria duhet të jetë konsekuente në zbatimin e vendimeve të Parlamentit për të vendosur ndihmë ushtarake për Kievin.Ne punojmë me Institutin INSAIT të Universitetit të Sofjes. Nëse projekti ynë miratohet, në vitin 2026, do të ndërtojmë një fabrikë të inteligjencës artificiale (AI), tha për BNR Petër Statev nga Bordi Mbikëqyrës i “Sofja Teh Park”. Superkompjuteri..
Bullgaria mori sinjale inkurajuese në takimin e Eurogrupit."Vendi bëri një përparim të mëtejshëm në përmbushjen e kriterit të stabilitetit të çmimeve", tha Komisioneri Evropian për Ekonominë Valdis Dombrovskis. Kur Sofja konsideron se është gati të..
Vendimi për dërgimin e trupave në Ukrainë është prerogativë ekskluzive e parlamentit. Kështu thuhet në një qëndrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, pas një kërkese të SHBA-së drejtuar vendeve evropiane. Pyetjet për pjesëmarrjen e mundshme në..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...